LAJMI I FUNDIT:

Fakulteti Juridik bëhet pjesë e Asociacionit Evropian të Fakulteteve Juridike

Fakulteti Juridik bëhet pjesë e Asociacionit Evropian të Fakulteteve Juridike
Foto: Ilustrim

Nga janari i vitit 2020, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të jetë pjesë e Asociacionit Evropian të Fakulteteve Juridike (European Law Faculties Associaton).

Në njoftimin e bërë për media thuhet se me rastin e këtij suksesi, presidenti i ELFA-s z. Marek Grzybowski i ka përcjellë mirëseardhjet më të ngrohta për fakultetin, transmeton Telegrafi.


Pranimin e Fakultetit Juridik në këtë asociacion e ka konfirmuar edhe sekretari i ELFA-s, z. Milagros Orozco Hermoso, përmes një emaili drejtuar menaxhmentit të këtij fakulteti.

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur të konfirmojmë që Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është bërë anëtar i asociacionit tonë, zyrtarizimi i të cilit do të bëhet më 1 janar 2020”, tha ai.

Në njoftimin e përcjellë nga Fakulteti Juridik, menaxhmenti i tij ka falënderuar rektoratin e UP-së për mbështetjen e kësaj iniciative, e cila do të krijojë mundësi më të mëdha për fakultetin, profesoriatin dhe studentët e këtij fakulteti në të ardhmen.

ELFA është themeluar në vitin 1995 në Leuven të Holandës nga rreth 80 fakultete juridike nga vende të ndryshme, ndërsa tani numëron rreth 250 anëtarë. ELFA luan rolin e një forumi ndërkombëtar për diskutim të çështjeve në fushën e edukimit ligjor, si dhe negocion dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me agjenci qeveritare dhe edukative në Evropë dhe më gjerë. Misioni i ELFA-s është që të përfaqësojë dhe të promovojë interesin e anëtarëve të saj në fushën e edukimit dhe hulumtimit ligjor, karshi institucioneve të Unionit Evropian, organizatave ndërkombëtare, si dhe asociacioneve të profesionistëve në fushën e ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori