LAJMI I FUNDIT:

Fakte interesante për Butanin – shtetin me kujdes shëndetësor falas dhe pa njerëz të pastrehë

Fakte interesante për Butanin – shtetin me kujdes shëndetësor falas dhe pa njerëz të pastrehë

Ky shtet misterioz dhe piktoresk i gjendur mes Indisë dhe Kinës ka qenë i mbyllur për turistët deri në vitin 1974.

Sot, çdo njeri që është i gatshëm të kalojë përmes shumë formaliteteve dhe ka mjaftueshëm para mund ta vizitojë Butanin, transmeton Telegrafi.


Dhe, pavarësisht se kufijtë janë të hapur, mbreti ende mundohet ta kufizojë numrin e turistëve përmes metodave të shumta.

Përndryshe, ky shtet njihet si një prej më të lumturve në botë, prandaj ekspertët edhe kanë vendosur t’ua studiojnë traditat dhe ndalesat e shumta që i kanë.

Më poshtë i keni disa fakte interesante për shtetin e Butanit.

Deri vonë nuk ka pasur internet dhe televizor

Në Butan, televizori dhe interneti kanë qenë zyrtarisht të ndaluar deri në vitin 1999. Por, ka qenë e pamundur të izolohet i tërë shteti nga teknologjia moderne, prandaj mbreti kishte vendosur ta anuloj këtë rregull. Marrë parasysh këtë, Butani njihet si një prej shteteve të fundit në botë që ka filluar të përdor televizor.

Ministria e Lumturisë

Në mënyrë që të kujdesen për paqen e brendshme të popullit, në vitin 2008 ishte formuar Komiteti i Lumturisë Nacionale.

Edhe në pyetësorin e regjistrimit të popullsisë ekziston kolona ku mund të tregoni se a jeni të kënaqur me jetën tuaj apo jo.

Veç këtij komiteti, ekziston edhe Ministria e Lumturisë. Kualiteti i jetës në Butan përcaktohet nga balancimi i financave dhe vlerave mendore.

Në Butan nuk ka të pastrehë

Në Butan, askush nuk jeton në rrugë. Nëse një person e humb shtëpinë, atyre u duhet të shkojnë te mbreti, i cili pastaj ua jep një copë tokë ku mund ta ndërtojnë shtëpinë dhe të mbjellin perime.

Kujdes falas shëndetësor

Çdo shtetas butanez e ka të drejtën për kujdes falas shëndetësor.  Në Butan janë të jashtëzakonshme që të dy llojet e mjekësisë – ajo tradicionale dhe klasike – dhe vendasit kanë të drejt të vendosin se cilën metodë e preferojnë.

Kodi nacional i veshjes

Butanezët veshin rroba tradicionale. Statusi i një personi dhe niveli social identifikohen nga ngjyra e shallit që gjendet mbi shpatullën e majtë. Personat e zakonshëm mbajnë shalle të bardha, ndërkaq fisnikët dhe monkët mbajnë të verdhë.

Ndalimi i duhanit

Mbreti i Butanit e ka caktuar një ligj i cili e ndalon kultivimin, korrjen deh shitjen e duhanit në këtë shtet. Pra, është e pamundur të blini duhan në Butan. Turistët të cilët arrijnë ta vizitojnë këtë shtet duhet të paguajnë një taksi shumë të madhe nëse dëshirojnë që të marrin cigare me vete.

Kujdesi për kafshët dhe natyrën

Shteti është shumë i brengosur për ekologjinë dhe natyrën. Ata madje u kushtojnë vëmendje të veçantë edhe rritjes së pemëve. Vlen të ceket se Butani e kishte caktuar rekordin botëror kur kishte arritur t’i mbillte 50,000 pemë brenda një ore në vitin 2015.

Traditat e dasmave

Në Butan, është e ndaluar të martoheni me një të huaj. Mbreti bën çdo gjë që është e mundshme për ta ruajtur veçantinë dhe izolimin nga pjesa tjetër e botës.

Gjatë ceremonive martesore, murgjit lexojnë mantra. Thuhet se ky proces i lejon të porsamartuarit të ndërtojnë një lidhje të ngushtë mendore.

Turizmi i sfiduar

Megjithëse mbreti i ka hapur dyert e shtetit për vizita turistike, ai nuk i lejon ata të kenë qasje në të gjithë shtetin. Ju mund ta vizitoni Butanin vetëm me një grup tjetër turistësh. Të gjitha dokumentet dhe vizat lëshohen nga një kompani e përcaktuar nga shteti. Për të marrë leje, ju duhet t’i paguani të gjitha shpenzimet paraprakisht (biletat e aeroplanit, hotelin, taksat, vizat, sigurimin, shërbimet e guidave, etj.).

Në këtë shtet, ju keni të drejt të shëtiteni vetëm nëse keni një udhërrëfyes – ju nuk keni shans të dilni për të ecur vetëm! Një ditë në këtë shtet kushton zakonisht 250 dollarë.

Rrugët interesante…

Në kryeqytetin e Butanit nuk ka fare drita trafiku dhe kjo nuk është problem. Gjithashtu, të gjitha shenjat e rrugëve vizatohen me duar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
Kalo në kategori