LAJMI I FUNDIT:

Fahrije Hoti nga Krusha: Dikush mi hapte kapakët e kavanozave në markete vetëm për t’ma prishur ajvarin

Fahrije Hoti nga Krusha: Dikush mi hapte kapakët e kavanozave në markete vetëm për t’ma prishur ajvarin

Fahrije Hoti ka folur për vështirësitë e saj për të arritur suksesin që sot ka me kompaninë “Krusha”.

Hoti ka treguar edhe për pengesat që ka pasur si grua pa burrë për të punuar një punë, që për mentalitetin e kohës, nuk i takonte asaj.


Ajo ka komentuar edhe një skenë nga filmi “Zgjoi”, ku shihet një shitës i perimeve duke tentuar të dhunoi aktoren që luan rolin e Fahrijes.

Më tej tha se kjo skenë nuk ka të bëjë me realitetin, por zonja Hoti ka thënë se ne jetën reale ka qenë e përgatitur për gjithçka.

Ajo në bisedë e sipër tregon se me vete ka mbajtur gjithmonë një mjet për t’u mbrojtur.

“Unë kam thënë se Fahrijes nuk i ka ndodhë, por nëse i kish ndodhë, armë nuk kam mbajtur por një shati e kam pas gjithmonë afër me të cilin kam punuar, kurrë se kam përdorë. Gjithmonë ja kam lanë kohës, koha tregon siç edhe po e tregon”, ka thënë Hoti në T7.

Në filmin “Zgjoi” është edhe një skenë ku dikush ia dëmton objektin ku mbante prodhimet që ajo bashkë me gratë Krushes krijonin me perime.

Këtu siç thotë Fahrija ka të vërtetë nga jeta e saj reale.

“Ka ndodhë, jo në atë mënyrë, si në film, por ka ndodhë. Por më besoni se ne markete i kanë hapë kapakët e tegllave me ajvar. Ajvarit nëse ia hap kapakun ai myket. Unë paketojsha e qojsha në market dhe me thirrshin pronarët e marketeve; hajde se janë mykë. Por e kam kuptuar se dikush, qëllimisht, po i hapë kapakët edhe ajvari po myket. Kjo na ka ndodhë në 2008”, ka thënë Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori