Gazetari Fahri Musli, i cili pak përpara zgjedhjeve iu bashkua partisë më të re “Alternativa”, të themeluar nga Ilir Deda e Mimoza Kusari-Lila, ka treguar përfundimisht në Facebook se tërhiqet nga kjo parti.
Musliu, me një shkrim sqarues e kërkimfalës, ka thënë se është mashtruar nga Deda e Kusari-Lila, të cilët siç ai shpjegon, hyrën në listën e LDK-së, sa për ta siguruar vende në Kuvend për vete, derisa ai ka kundërshtuar shkuarjen në zgjedhje të “Alternativa”-s, meqenëse ka konsideruar se është parti e pakonsoliduar ende.
Musliu thotë se fjalët e tij kanë dalë të vërteta, sepse partia ka marrë një, eventualisht dy deputetë nga gara së bashku me LDK-në e AKR-në.
Postimi i plotë i Musliut:
“SQARIM DHE KËRKIMFALJE!
Të dashur prizrenas, miq anembanë Kosovës, farefis dhe familjar,
tash kur ka përfunduar procesi zgjedhor dhe përafërsisht dihen rezultatet, e ndiej obligim njerëzor, moral e profesional që t’ju drejtohem me këtë SQARIM dhe KËRKIMFALJE publike për shkak të mashtrimit që ua kam bërë, si anëtar i Këshillit Inicues të IQ ALTERNATIVA, dega në Prizren:
Në tetor të vitit të kaluar në një takim me nismëtarët e IQ Alternativa, Mimoza Kusari -Lila dhe Ilir Deda kam pas një BISEDË disaorëshe në Prizren, ku ma prezantuan idenë, vizionin dhe orientimin politik me karakter qytetar dhe ideologji majtiste – socialdemokrate, të Alternativa dhe i paraqita qëndrimet e mia. Pas kësaj, pa hamendje pranova tu bashkohem duke u thënë se nuk kam kurrfarë ambicie politike, pra as pretendime për postin e kryetarit të degës në PZ, por vetëm dua të angazhohem me sinqeritet dhe gjithë potencialin tim njerëzor, politik, profesional, moral e intelektual për ndryshime rrënjësore dhe stopimin e zhvillimeve që vendin dhe shoqërinë kosovare po e çojnë drejtë humnerës. Pra ishte fjala për formimin e një SUBJEKTI TË RI POLITIK QË NDRYSHON NË ÇDO ASPEKT NGA SUBJEKTET TJERA POLITIKE NË KOSOVË.
Në takimin e ardhshëm me disa mbështetës të kësaj ideje, ku ishin të pranishëm edhe zonja Mimoza dhe Z. Deda kur edhe u formua Këshilli iniciues për Prizrenin, pas një diskutimi të shkurtër e të qartë, prapë refuzova propozimin që të vihem në krye të KI të degës në PZ.
Pas kësaj bashkë me tjerët e vazhduam aktivitetet dhe përgatitjet për organizimin e përurimit të degës. Më 7 Prill, në emër të KI e mbajta një konferencë për shtyp në të cilën paralajmërova tubimin e përurimit të Alternatives më 8 prill kur edhe thash se “Alternativa do të jetë subjekti i ri politik në nën qiellin kosovar që ofron dritë në fund të tunelit”. Ditën e përurimit, me vendimit të KI e mbajta fjalën e rastit, e cila bërë jehonë në opinionin e Prizrenit por edhe më gjerë. Gati të gjithë qytetarët e PZ, por edhe të Kosovës, si për shkak të konferencës por edhe të fjalës në përurim kanë fituar përshtypjen se unë jam drejtues i kësaj dege edhe pse tërë kohën jam prezantuar vetëm si anëtar i KI.
Para dhe pas këtyre ngjarjeve, me vullnet dhe sinqeritetin më të madh fillova të përhapi vizionin e Alternatives dhe gjatë takimeve të shumta i bindja njerëzit për ta përkrahur dhe ti bashkohen këtij subjekti si parti qytetare me përbërje shumetnike në Prizren, që ishte edhe hera parë që në Kosovës të kemi një subjekt të tillë.
Mirëpo gjërat shpejtë morën një kahe tjetër. Në një takim në javën e parë të majit në selinë e Alternativës në Prishtinë, me disa anëtarë nga KI të degëve, u debatua për mundësinë që Alternativa të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që ende nuk ishin shpallur, por jo si subjekt i vetëm meqë nuk e ka certifikuar KQZ. E kundërshtova pjesëmarrjen në zgjedhje me argumentin se ende jemi në formim e sipër, nuk kemi mbajtur Kuvendin themelues, dhe kjo do të ishte e fatale për ne. E kundërshtova edhe koalicionin parazgjedhor për shkakun se nëse themi se jemi subjekt ndryshe nga tjerët, si mundemi me u bashkuar atyre me të cilët nuk po pajtohemi. Takimin e braktisa para mbarimit sepse e pash “çka po zihet”.
Meqë ato ditë udhëtova jashtë Kosovës, dhe sapo ishin shpallur zgjedhjet, nga KI në Pz, më njoftuan se njëfarë këshilli drejtues i Alternativës (që unë nuk e di kush e ka zgjedhur) ka vendosur të shkohet në zgjedhje në koalicion me LDK dhe AKR, dhe ishin caktuar 10 kandidatë për deputetë si edhe një nga Pz. Koordinatorit të KI i thash se nuk pajtohem me asnjërin nga këto vendime përfshirë si dhe me kandidatin për deputet nga Prizreni, dhe do të bisedojmë në mbledhje të KI.
Pas kthimit në Pz në një mbledhje të “jashtëzakonshme” (kështu veprohet kur duhet të mashtrohet dikush dhe nuk lejohet debati i shtruar) mbajtur më 16.05..serish i kundërshtova këto vendime dhe i vlerësova si mashtrim për qytetarët e Prizrenit dhe të Kosovës, dhe e NGRIRA AKTIVITETIN TIM NË ALTERNATIVË…
Dy ditë më vonë i telefonova Ilirit dhe kërkova një takim urgjent se nuk dua të marrë hapa pa sqarim të duhur. Pas dy dite në PZ u takova me z. Mimoza e cila mi dha arsyet për këto vendim duke më bindur se është në të mirë të partisë dhe Kosovës. Ia përsërita qëndrimet duke cekur se Alternativa është shndërruar në LDK, se nuk i pranoj lojërat politike pise, amorale dhe mashtruese dhe ky është mjerim, është makiavelizëm. U ndamë me premtimin se nuk do të prononcohem për media, të cilat ato ditë më kërkonin pareshtur për të sqaruar ngrirjen e aktivitetit meqë të gjithë e identifikonin degën në Pz me emrin tim, që kjo të mos konsiderohet si hakmarrje por këtë do ta bëj pas zgjedhjeve sepse e kam obligim ndaj atyre që na kanë mbështetur.
Tash kur përfundoi procesi zgjedhor u dëshmua se kam pas të drejtë, sepse Alternativa përjetoj fiasko, ndoshta me vetëm 1 a 2 deputet në listën e LDK, kështu kjo ide fisnike u flakë nga ambiciet politike të disa individëve e me këtë edhe zhdukjet e këtij subjekti nga skena politike ende pa u formuar. Dhe sa isha i dëshpëruar kur e mora vendimin për ngrirjen e aktivitetit, aq u bëra i lumtur që u vërtetuan qëndrimet e mia.
Pas gjithë kësaj po e KONFIRMOJ LARGIMIN TIM PËRFUNIDIMTAR nga ALTERNATIVA, sepse e kam rre dhe mashtruar vetveten, qytetarët e Prizrenit, miqtë nga mbarë Kosova, farefisin dhe familjarët që më kanë mbështetur, dhe të gjithëve u kërkoj TË MË FALIN.
Sepse kurrë në jetën dhe punën time profesionale (si gazetarë) nuk e kam rre apo mashtruar opinionit kosovarë e shqiptar, por as atë ballkanik, sepse një gjë të tillë nuk ma lejon KARAKTERI, DINJITETI, EDUKATA, MORALI DHE TRADITA FAMILJARE. NUK I KAM TRADHTUAR E SHKELUR KURRË PARIMET, INTEGRITETIN E KREDIBILITETIN TIM PERSONAL E PROFESIONAL të ndërtuar me dekada, DHE KËTË NUK DO TA BËJË ME KURRFARË ÇMIMI E KOMPROMISI.
Prandaj do t’u mbetem i përkushtuar ndryshimeve rrënjësore shoqërore e shtetërore në Kosovë, dhe do ta vazhdojë me ALETRANTIVA tjera, sepse ato kurrë nuk më kanë munguar.
Ju faleminderit për mirëkuptim!” (sic.), ka shkruar Musliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së
Toshkovski me thirrje për shoferët: Pajisuni me lejet e reja për vozitje
Dëshmitari thotë se forcat serbe armatimin e kishin lënë tek shtëpia e Aksiqit, të akuzuarit për krime lufte
"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku
Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës
"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
OJQ-të dërgojnë ankesë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë për katër hidrocentrale ilegale në Parkun Kombëtar Sharr
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë