LAJMI I FUNDIT:

Fahri Musliu propozon Rada Trajkoviqin për presidente të Kosovës

Fahri Musliu propozon Rada Trajkoviqin për presidente të Kosovës

Ish-korrospodenti i RTK-së në Beograd Fahri Musliu, ka propozuar politikanen serbe, Rada Trajkoviq, për postin e presidentit të Kosovës.

Ai ka thënë se Trajkoviq është zgjidhje kompromise për këtë çështje, dhe se zgjedhja e saj do të kishte edhe një efekt dhe jehonë jashtë Kosovës.

Sipas tij posti i presidentit është vetëm ceremonial pasi thotë se pushtetin e ka qeveria.


“Meqë zgjedhja e kryetarit/kryeplakut të shtetit është bërë kryetemë në Kosovë dhe mollë e shefit, ku kastat politike shqiptare të Kosovës nuk po mund të merren vesh, si zgjidhje kompromise propozojë që ta zgjedhin në këtë post, politikanen serbe Rada Trajkoviq.”

“Edhe ashtu ky post është ceremonial, meqë pushtetin e ka qeveria. Zgjedhja e saj do të kishte edhe një efekt dhe jehonë pozitive jashtë Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Reagimi i tij erdhi pas mospajtimeve mes pozitës e opozitës për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovës, më 5 nëntor, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pranoi postin e ushtrueses së detyrës së presidentit.

Sipas Kushtetutës, posti i ushtruesit të detyrës së presidentit, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Arsim

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Drejtësi
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
OJQ-të dërgojnë ankesë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë për katër hidrocentrale ilegale në Parkun Kombëtar Sharr

OJQ-të dërgojnë ankesë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë për katër hidrocentrale ilegale në Parkun Kombëtar Sharr

Lajme
Kalo në kategori