LAJMI I FUNDIT:

Facebook suspendon 273 llogari dhe faqe të lidhura me agjencitë ruse

Facebook suspendon 273 llogari dhe faqe të lidhura me agjencitë ruse

Facebook thotë se ka pezulluar 70 llogari, 138 faqe dhe 65 llogari Instagram të kontrolluara nga Agjencia e Kërkimit në Internet (IRA). Shefi i sigurimit, Alex Stamos njoftoi lajmin duke postuar një pjesë të mostrës që thuhet se ishin të lidhura me Rusinë.

“IRA ka përdorur vazhdimisht llogaritë joautentike për të mashtruar dhe manipuluar njerëzit. Kjo është arsyeja pse ne largojmës çdo llogari që gjejmë se është e lidhur me organizatën”, shkruan Stamos, përcjell Telegrafi.


Sipas Stamos, gjetja e faqeve mori kohë. Rreth 95 për qind e faqeve me përmbajtje specifike gjuhësore kishin për qëllim folësit rusë dhe 1.08 milion përdorues ndoqën të paktën një nga faqet. Llogaritë e Instagram kishin gjithsej 493 mijë ndjekës dhe llogaritë kishin shpenzuar rreth 167 mijë dollarë në reklama që nga fillimi i vitit 2015.

Facebook ka denoncuar vazhdimisht IRA-në për shkeljen e etikës së Facebook. Vitin e kaluar, u identifikuan rreth 3 mijë reklama përçarëse që synonin përdoruesit amerikanë gjatë zgjedhjeve. /Telegrafi/