LAJMI I FUNDIT:

Facebook mbyll llogari të ndryshme në Kosovë

Facebook mbyll llogari të ndryshme në Kosovë

Facebook ka njoftuar sot se ka fshirë shumë llogari nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, për shkak të “sjelljeve të koordinuara joautentike”, shkruan Reuters.

Në një total prej 2,632 faqe, grupe dhe llogari janë fshirë nga Facebook dhe Instagram, për shkak të operacioneve që lidhen me vendet e lartpërmendura. 513 prej këtyre llogarive kishin lidhje me Iranin, derisa 1,907 me Rusinë, transmeton Telegrafi.

Llogaritë që kishin lidhje me Rusinë janë eliminuar kryesisht si “spam”, kurse një pjesë e vogël ishin fshirë për shkak të sjelljeve të koordinuara joautentike. Facebook gjithashtu ka njoftuar se faqet dhe llogaritë janë mbyllur për shkak të sjelljes e jo për shkak të përmbajtjes.


Platforma e medias sociale së fundmi ka mbyllur shumë llogari në vende të ndryshme të botës, për shpërndarje të materialeve me përmbajtje ekstreme dhe vazhdimisht proklamonin propaganda. Në janar të këtij viti, Facebook kishte fshirë edhe shumë llogari tjera që kishin lidhje me Iranin.

E në njoftimin e publikuar nga Facebook, thuhet se sot janë mbyllur 2,632 faqe, grupe dhe llogari për shkak të sjelljeve të koordinuara joautentike.

“Sot kemi larguar 2,632 faqe, grupe dhe llogari të përfshira në sjellje të koordinuara joautentike që kishin origjinën nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Nuk kemi gjetur ndonjë lidhje mes tyre, por kishin përdorur taktikat e njëjta duke krijuar rrjete të llogarive për të mashtruar të tjerët.

Vazhdimisht jemi duke punuar për të detektuar dhe ndalur këto lloj aktivitetesh pasi nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëzit. Jemi duke i mbyllur këto faqe, llogari duke u bazuar në sjelljen e tyre e jo në bazë të përmbajtjes. Në çdo rast, çdo person që qëndron prapa këtyre aktiviteteve të koordinuara kanë përdorur llogari të rreme, dhe kjo ka mjaftuar si dëshmi që të veprojmë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori