LAJMI I FUNDIT:

Ezani thirret në një Kishë të Parisit si pjesë e repertoarit të Filharmonisë së Kosovës, edhe kjo i irritoi serbët (Video)

Ezani thirret në një Kishë të Parisit si pjesë e repertoarit të Filharmonisë së Kosovës, edhe kjo i irritoi serbët (Video)

Filharmonia e Kosovës më 23 mars të këtij viti ka mbajtur një koncert  në Paris të Francës.

Ky koncert  është përgatitur për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës u luajt nga solistët, kori, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe me dirigjent Baki Jasharin.

Koncertin për Paqe u mbajt në Muzeun e Armatës, në Kishën Shën Lui në Paris. Kisha Shën Liu është e njohur në  gjithë botën.

Me këtë rast u interpretua vepra ‘Njeri me armë’ kompozuar nga kompozitori britanik Karl Jenkins, ku kjo vepër është bërë nga ai në vitin 1999 dhe i kushtohet viktimave të fundit në Kosovë.

Mirëpo, ajo që nuk ishte përmendur gjatë këtij koncerti, ishte fakti se para shumë të pranishmeve u thirr edhe ezani.

Këtë e ka bërë Liridon Sadriu, i cili edhe ishte pjesë e Filharmonisë të Kosovës në këtë Koncert.

Lidhur me këtë ngjarje, mediat serbe kanë spekuluar se Ambasada e Kosovës ka organizuar një ritual fetar islam në Katedralen katolike ushtarake të Invalidëve në Paris.

Siç raporton gazeta serbe “Novosti”, përcjell Telegrafi, kinse “për faktin se në tempullin krishtere janë lexuar lutja për Allahun ka reaguar një grup oficerësh të armatës franceze”.

Madje, sipas mediave serbe ‘Lëvizja Popullore Çlirimtar’, shkaku i kësaj ngjarje ka ftuar autoritetet në Serbi dhe Kishën Ortodokse Serbe, që për këtë ta informojnë Vatikanin, duke pasur parasysh se selia e shenjtë nuk e ka njohur Kosovën.

Dëgjojeni thirrjen e ezanit në Kishën e njohur franceze:

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori