Pas 10 ditë fushate, sot u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Vendvotimet u hapën në ora 7:00 të mëngjesit, ndërkaq u mbyllën në ora 19:00.
Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë pesë koalicione; 19 parti politike dhe dy nisma qytetare – me 971 kandidatë për deputetë, transmeton Telegrafi.
Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 11 qershorit përmbante 1,872,941 votues. Numri i votuesve të rinj ishte 155,202 votues.
Numri i përgjithshëm i vendvotimeve ishte 2,490.
Ndërkohë, në Klan Kosova u publikuan rezultatet e para të Exit Pollit të cilat që në start u paralajmëruan si befasuese.
“Pas këtyre rezultateve, nuk di se si do të zhvillohet e ardhmja e partive politike”, ka thënë gazetari Baton Haxhiu, drejtor i përgjithshëm i Klan Kosovës. “Rezultati do të jetë shokues për secilin që do ta dëgjojë”!
Shpalljen e rezultateve e ka bërë Shkëlzen Maliqi, drejtuesi i ekipit që ka punuar në këtë Exit Poll.
“Punën e kemi kryer në terren. Duhet të sqarohemi se Exit Polli është matje e momentit, gjatë procesit, kur votuesit dalin nga vendvotimi. Kur dalim i pyesim se për kë kanë votuar. Ky është projeksion që mund të dal i saktë, gjysmë i saktë apo i huqur”, ka thënë ai. “Kemi anketuar 2,500 respondentë. 90 nuk kanë dashur të flasin”!
“40 për qind koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA); 30 për qind VV (Lëvizja Vetëvendosje), LAA (LDK-AKR-Alternativa) 27 për qind dhe 3 për qind të tjera”, është rezultati i shpallur i Exit Pollit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje