Nga: Chris Giles / The Financial Times
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Vladimir Putini po mendon se dje kanë lindur liderët e Evropës. Presidenti rus e bëri krejt të qartë se – gjatë dimrit të ardhshëm – kufizimet e rrepta të furnizimeve me gaz natyror do t’i përdor si armë ekonomike, por politikanët evropianë dhe bankierët e bankave qendrore ende thonë se embargoja ruse është thjeshtë vetëm një mundësi.
Praktikisht, nuk ka asnjë mënyrë për t’i shpëtuar recesionit në mbarë Evropën, por ai nuk do të jetë as i thellë dhe as i prolonguar. Kjo gjithashtu është karta e fundit ekonomike e Rusisë. Për sa kohë që Evropa është e sigurt se ekonomitë e saja do ta mbijetojnë sezonin e ftohtë, shantazhi i Rusisë do të dështojë. Nuk do ta pretendojë fitoren në Kiev në kurriz të familjeve që dridhen nga të ftohtit në Vjenë, në Pragë dhe në Berlin.
Sigurisht, ekonomia evropiane është e cenueshme. Me gazsjellësin Nord Stream 1 që funksionon me 20 për qind të kapacitetit, si dhe me tubacionet tjera nën rrezik në Evropën Lindore, gjatë këtij dimri disa vende do të përballen me mungesën fizike të gazit. Edhe me depozitimin evropian të gazit – në nivel më të lartë se vitin e kaluar, sipas FMN-së – embargoja e plotë e gazit rus do ta linte Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë me 15 për qind më pak prej niveleve të dëshiruara të konsumit. Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria do t’i përjetonin mungesat në deri në 40 për qind të konsumit normal. Të gjitha vendet evropiane do të përballen me çmime të rritura. Çmimet evropiane të gazit me shumicë tashmë janë afro 200 euro për një megavat orë, në krahasim me çmimet para krizës prej rreth 25 eurove – tetë herë më të ulëta.
Kur rriten çmimet për produktet e nevojshme të importuara, në mënyrë të pashmangshme bien të ardhurat reale dhe aftësia e familjeve për të shpenzuar para për gjëra jothelbësore. Recesionet mund të jenë gjithçka pos të pamundura për t’u shmangur. Ky ishte përfundimi i prognozës së zymtë i javës së kaluar – por, realist i Bankës së Anglisë. Së shpejti do të përsëritet nga parashikuesit zyrtarë në Eurozonë. Edhe Franca, me përdorimin e saj të gjerë të energjisë bërthamore, nuk do të gjejë rrugë shpëtimi, sepse sektori i saj energjetik i ka problemet e veta të qëndrueshmërisë dhe është thellësisht i integruar në ekonominë e gjerë evropiane.
Makthi që Evropa duhet ta shmang është nacionalizmi energjetik, atëherë kur Putini e rrotullon vidën. Nëse tregtia ndërkufitare kufizohet dhe industrisë nuk i sigurohet një linjë shpëtimi, Putini do t’i kthejë të papunët e një vendi kundër të tjerëve që mërdhijnë në vendin tjetër. Kjo do ta përforconte vetimazhin e tij si imponues i fuqisë në kontinent, të atij që është i aftë për ta rritur ose për ta ulur presionin mbi Evropën dhe Ukrainën, duke i shtypur disa butona në stacionet e pompimit të tubacioneve të gazit. Por, një rezultat i tillë i zymtë nuk është edhe i pashmangshëm. Ndaj, mbrojtja më e rëndësishme është zëvendësimi.
Gjermania tashmë e ka zëvendësuar pjesën më të madhe të gazit të importuar nga Rusia, me furnizime të gazit të lëngshëm natyror (LNG) – të dërguar me anije në Holandë ose në Britani dhe të pompuar në objektet gjermane të magazinimit. Deri në dhjetor, ajo do të operojë me të parën nga katër njësitë e depozitimit dhe rigazifikimit të LNG-së – që me qira ka marrë qeveria e saj.
Pavarësisht mendimeve të kundërta, industria evropiane me shpejtësi po i ndryshon proceset e prodhimit, për të zëvendësuar me gaz – aty ku është e mundur – energjinë elektrike dhe karburantet tjera, ose duke importuar produkte gjysmë të përpunuara jashtë BE-së, nga atje ku qasja në gaz është e bollshme. Për shembull, për industrinë e plehrave nuk është e nevojshme që amoniaku i gazit të prodhohet në Evropë. Në tërë kontinentin po rriten dëshmitë reale se industritë po veprojnë për ta reduktuar konsumin.
Për prodhimin e energjisë elektrike, qymyrit – pavarësisht pasojave mjedisore – në mënyrë të arsyeshme po i shtohet afati i përdorimit, ndërsa Gjermania më në fund po mendon ta ngadalësojë mbylljen e parakohshme të industrisë bërthamore. Gjatë këtij viti, me 15 për qind pritet të rritet kapaciteti gjenerues i energjisë së rinovueshme elektrike në Evropë, duke e reduktuar edhe më shumë varësinë prej gazit rus.
Pas zëvendësimit, vjen solidariteti brenda Evropës. Modeli i FMN-së tregon se këmbimi më i madh ndërkufitar i gazit mund të zvogëlojë ndjeshëm humbjet në vendet më të prekura, pothuajse duke i përgjysmuar goditjet për ekonomitë e Evropës Qendrore dhe Lindore, përmes kostove të ulëta të atyre që lejojnë rrjedhjen e gazit. Teksa është duke u përmirësuar infrastruktura ndërkufitare, aftësia për ta pompuar gazin nga Evropa Perëndimore – e cila ka qasje shumë më të mirë në LNG – drejt Lindjes, në të ardhmen kjo pothuajse do t’i eliminojë efektet ekonomike të embargos së gazit.
Së fundmi, familjet duhet ta luajnë rolin e vet. Këtë dimër kursimi do të jetë gjithçka. Reklamat publicitare – për ta kufizuar konsumin e energjisë përballë mungesave – kanë funksionuar në Japoni dhe në Alaskë. Kjo do të ndihmohet nga rritjet e mëdha të kostos së energjisë për çmimet kundrejt sasisë së kërkuar, për të kompensuar pagesat paushall për familjet më të varfra. Industria si e vetme nuk duhet të mbajë peshën kryesore të luftës energjetike të Putinit.
Politikat e tilla gjatë këtij dimri mund t’i zvogëlojnë efektet më të këqija nga humbjet e PBB-së prej rreth gjashtë për qind në një të tretën e saj në Evropën Qendrore, me ekonominë e BE-së që merr një goditje prej vetëm 1.8 për qind – shumë më pak se ajo e krizës financiare, sipas modelit të FMN-së.
Më e rëndësishmja nga të gjithat, çdo rënie e prodhimit ekonomik do jetë e përkohshme. Kur durohet një herë, e njëjta nuk do të vazhdojë. Gjatë çdo dimri zëvendësimi ndjeshëm do të përmirësohet. Ekonomitë e përparuara perëndimore do ta dëshmojnë edhe një herë qëndrueshmërinë dhe fleksibilitetin e vet – këtë herë përballë një përpjekjeje të qëllimshme për të krijuar kaos.
Nga ana tjetër, ekonomia e Rusisë do të ballafaqohet me një goditje tjetër të rëndë. E dëmtuar tashmë në mënyrë të konsiderueshme prej sanksioneve dhe e paaftë për të importuar mallra të nevojshme për prodhim, ajo së shpejti do ta humbasë sektorin kryesor të eksportit – lëndët djegëse fosile në Evropë. Teksa Evropa rimëkëmbet nga recesioni i këtij dimri, kjo ekonominë e Rusisë do ta lë pa burime – duke ia parë sherrin planit keqdashës të saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë