Evropa dhe Azia Qendrore janë përsëri në “epiqendrën” e pandemisë COVID-19, me 500,000 vdekje të mundshme para 1 shkurtit, tha në një konferencë shtypi drejtori rajonal evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Dr Hans Kluge tha se rritja me 55% e rasteve të reja COVID-19 gjatë katër javëve të fundit në rajon ishte për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit dhe masave të pakta parandaluese, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Evropa dhe Azia Qendrore përbënin 59% të rasteve globale dhe 48% të vdekjeve të raportuara, shtoi ai.
Dhe sezoni i dimrit, duke përfshirë njerëzit që mblidhen në vende të mbyllura, së bashku me përdorimin e ulët të maskave dhe variantin Delta, kanë kontribuar gjithashtu në rritje.
Ekspertët e OBSH-së thanë se në të gjithë rajonin kishte një “ndryshim të madh në marrjen” e vaksinave të COVID-19, gjithashtu.
Rreth një miliard doza vaksinash janë administruar në rajon, por vetëm rreth 47% e njerëzve në rajon janë plotësisht të vaksinuar.
Ndërsa ka tetë vende në rajon që kanë vaksinuar 70% të popullsisë së tyre, shkalla mbetet nën 10%, tha Kluge, duke theksuar rëndësinë e masave parandaluese si mbajtja e maskave në Evropë.
Ai tha se nëse Evropa dhe Azia Qendrore do të kishin 95% të njerëzve të veshur me maska, ata mund të shpëtonin deri në 188,000 jetë nga gjysmë milioni që mund të humbeshin para shkurtit 2022.
Kluge mbrojti gjithashtu përdorimin e lejes së COVID-19, duke deklaruar se ishte një “mjet drejt lirisë individuale” në vend të diçkaje që kufizonte lirinë.
Ndërsa sipas Dr Catherine Smallwood, nga ekipi i urgjencave të OBSH-së, “transmetimi është i lartë në shumë vende në të gjithë rajonin evropian… jo vetëm në një vend”.
“Sigurisht, Evropa si kontinent është shumë e ndërlidhur, ndoshta më shumë se rajonet e tjera, dhe ky mund të jetë gjithashtu një faktor në mënyrën se si evoluon pandemia”.
Adresimi i hezitimit të vaksinimit në Evropë
Në Evropën Lindore, ku nivelet e vaksinimit mbeten të ulëta, shumë vende po përpiqen të përmbajnë valët vdekjeprurëse të virusit.
Duke folur nga Bukureshti, Dr Dorit Nitzan, drejtori rajonal i urgjencës për OBSH-në, tha se organizata kishte folur me anëtarët e komunitetit në Rumani të cilët dëshironin të “mësonin më shumë rreth vaksinave dhe të kuptonin sigurinë dhe veçanërisht midis grave shtatzëna”.
E dr Smallwood shtoi se ka “shumë gra shtatzëna të shtruara në spital me COVID-19 në të gjithë rajonin për momentin” dhe se ekspertët duhet të bënin më shumë për t’u shpjeguar përfitimet dhe rreziqet e vaksinimit kundër COVID-19.
Dr Nitzan shtoi se ekipet në terren do të vazhdojnë të kërkojnë mënyra më të organizuara për të punuar me punonjësit e kujdesit shëndetësor për t’u dhënë njerëzve më shumë informacion.
“Ne mendojmë se në disa fusha është një çështje e njohjes dhe qasjes në informacion. Në të tjera, është pjesë e grupeve specifike me të cilat ne duhet të dimë se si të komunikojmë”, citohet të ketë këshilluar Dr Nitzan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk