Erling Haaland ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni me Manchester Cityn, duke u bërë një nga transferimet më të mëdha të Citizens.

Kampioni në fuqi i Anglisë është favorit për ta mbrojtur titullin, derisa konsiderohet si ndër favoritët kryesorë edhe për ta fituar Ligën e Kampionëve.


Për norvegjezin ka folur edhe ish-mbrojtësi francez Patrice Evra, që ka thënë se City ka marrë një top sulmues në radhët e veta.

Pep Haaland

“Haaland është një monstër, ai e përdor shumë mirë fizikun e tij dhe në zonë është një “vrasës” i vërtetë. Lëviz gjithnjë në mënyrën e duhur, është si një “mace”", deklaroi Evra.

"E ka futur skuadrën në rrugën e duhur sepse Haaland është një numër nëntë i vërtetë".

Erling Haaland 1

Evra ka thënë se tani nuk ka më justifikime për Manchester Cityn për ta fituar Ligën e Kampionëve, pasi në radhët e veta kanë një top sulmues.

"City e fitonte kampionatin edhe pa sulmues, por tashmë nuk kanë më justifikime sa i përket Ligës së Kampionëve".

guardiola city evra

"Më parë kanë vuajtur në Evropë, por me Haaland është tjetër histori. Kur humbën me Chelsean në finale, Guardiola luajti pa sulmues, por tashmë diçka e tillë nuk ndodh më”, tha legjenda franceze. /Telegrafi/

telegrafi sport app