Manchester Unitedi është mposhtur me rezultat të thellë 4-0 nga Evertoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq synonin fitore për të bërë një hap para për një vend në Ligën e Kampionëve, por janë mposhtur thellë nga Evertoni dhe tani kanë më pak gjasa për të arritur një vend që i dërgon në garën elitë për klube.


Golat në këtë fitore të madhe të vendasve u shënuan nga Richarlison (13'), Gylfi Sigurdsson (28'), Lucas Digne (56') dhe Theo Walcott (64').

Nota më e lartë e ndeshjes ishte 8.8 dhe shkoi për dyshen e Evertonit, Digne dhe Sigurdsson që bënë një super-ndeshje.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për dyshen e Unitedit, Nemanja Matic dhe Marcus Rashford që u notuan me 5.9.

Everton:

notat evertoni e1555858008777

Man Utd:

notat evertoni 1 e1555858033355

/Telegrafi/  

telegrafi sport app