LAJMI I FUNDIT:

Evakuohen diplomatë dhe shtetas të huaj ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në Sudan

Evakuohen diplomatë dhe shtetas të huaj ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në Sudan

Një listë në rritje e vendeve kanë evakuuar diplomatët dhe qytetarët nga kryeqyteti i Sudanit ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në Khartoum.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, SHBA dhe Britania e Madhe njoftuan të dielën se kishin larguar diplomatët jashtë vendit.


Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet e tjera që kryen evakuime, gjithashtu.

Një luftë e egër për pushtet midis ushtrisë së rregullt dhe një force të fuqishme paraushtarake ka çuar në dhunë në të gjithë vendin.

Autoritetet amerikane thanë se kishin transportuar më pak se 100 persona me tre helikopterë Chinook të dielën në mëngjes në një operacion “të shpejtë dhe të pastër”.

Ambasada e SHBA-së në Khartoum tani është e mbyllur dhe një postim në Twitter në burimin e saj zyrtar thotë se nuk është mjaft e sigurt që qeveria të evakuojë qytetarët privatë amerikanë.

Ndërkohë Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar arriti të largonte diplomatët britanikë dhe familjet e tyre jashtë vendit në atë që u përshkrua si një operacion “kompleks dhe i shpejtë”.

Ministri i Jashtëm, James Cleverly tha se opsionet për të evakuuar shtetasit e mbetur britanikë në Sudan ishin “shumë të kufizuara”.

Disa vende të tjera po kryenin operacione evakuimi të dielën gjithashtu me presidentin francez Emmanuel Macron që konfirmoi se një aeroplan kishte mbërritur në Xhibuti me shtetas francezë dhe të tjerë të dielën.

Veç kësaj, një pjesë e vogël qytetarësh holandezë u larguan nga Khartoum në aeroplanin francez, ndërsa një tjetër me njerëz nga Holanda në bord u largua herët në mëngjes të hënën.

Ushtria gjermane ka bërë të ditur se i pari nga tre aeroplanët ishte nisur nga Sudani, me destinacion Jordaninë, me 101 persona në bord.

Gjithashtu Italia dhe Spanja kanë evakuuar qytetarët – misioni spanjoll përfshinte shtetas nga Argjentina, Kolumbia, Irlanda, Portugalia, Polonia, Meksika, Venezuela dhe Sudani.

Edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau tregoi se qeveria e tij kishte evakuuar stafin e saj diplomatik.

Megjithatë, ka pasur thirrje për ndihmë nga shumë studentë të huaj – nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme – të cilët janë gjithashtu të bllokuar në Khartoum, një qytet me rreth gjashtë milionë banorë.

Ndërkohë, ka raporte se lidhja e internetit është ndërprerë pothuajse totalisht në Sudan, gjë që mund të pengojë seriozisht koordinimin e ndihmës për të bllokuarit në Khartoum dhe qytete të tjera.

Ndryshe, lufta për pushtet ka parë bombardime të rënda në kryeqytet, me qindra të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori