Eusebio Di Francesco pranon se Mohamed Salah "bëri diferencën" në takimin me Liverpoolin.

Egjiptiane kontribuoi me dy gola dhe dy asistime në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku anglezët triumfuan me rezultat 5-2 në Anfield.


"Ai bëri dallimin kundër nesh, kjo ishte e pashmangshme. Ai ishte lojtari që ndryshoi ndeshjen", tha trajneri romak.

"Megjithatë, ai ishte larguar sapo mbërrita. Salah është një lojtar që vërtet po e sfidon veten dhe ka shumë cilësi të tjera në krahasim me shumë lojtarë”.

salah Mohamed Salah (Getty Images)

"Kam lexuar në një intervistë se është përpjekur çdo ditë të jetë një lojtar më i mirë dhe një person pozitiv. Kjo është rruga e drejtë për të gjithë ne, përfshirë edhe mua”.

"Ai është një lojtar që shfaq inteligjencë të madhe dhe dëshirë për tu përmirësuar çdo ditë", tha Di Francesco.

Theksojmë se takimi i dytë mes këtyre skuadrave do të zhvillohet të mërkurën (2 maj) në stadiumin Olimpic të Italisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app