Rreth 85% e elektricitetit të konsumuar në Shqipëri në vitin 2016 ishte gjeneruar nga burimet e rinovueshme, sipas të dhënave të publikuara nga “Eurostat” në fund të shtatorit, shkruan faqja në internet që i dedikohet ekonomisë dhe biznesit “bne IntelliNews”.
Këto të dhëna e nxjerrin Shqipërinë, që prodhon praktikisht gjithë energjinë e saj nga hidrocentralet, në krye të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, thekson “bne IntelliNews” bazuar në statistikat e “Eurostat”.
Sipas këtyre të dhënave Shqipëria qëndron vetëm pas Islandës dhe Norvegjisë në aspektin e raportit të energjisë së konsumuar nga burimet e rinovueshme.
Shqipëria ka përfituar prej shumë kohësh nga lumenjtë e saj të shumtë për të prodhuar elektricitet.
Disa nga hidrocentralet kryesore janë ndërtuar në periudhën komuniste si Hidrocentrali i Komanit në lumin Drin, që prodhon 65% të nevojave për energji elektrike të vendit, megjithatë ka patur investime madhore edhe vitet e fundit si norvegjezja “Statkraft”.
Si rezultat, Shqipëria, një vend që aspiron që të jetë anëtare e BE-së, që ka marrë statusin kandidat në vitin 2014 dhe që shpreson të fillojë negociatat vitin e ardhshëm, është shumë më para se sa objektivi i vendosur nga Europa për të arritur që 20% e energjisë së konsumuar të vijë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2020 në të gjithë Unionin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit