LAJMI I FUNDIT:

Euronews: Shqipëria në krye të listës për energjinë e rinovueshme

Euronews: Shqipëria në krye të listës për energjinë e rinovueshme

Edhe pse një vend joanëtar i Bashkimit Evropian, pozicioni i Shqipërisë në bregdetin adriatik e ka lejuar atë të ketë avantazhe në energjinë e rinovueshme, njoftoi rrjeti i njohur informativ europian, Euronews.

”Për herë të parë që nga epoka viktoriane, Britania e Madhe po furnizohet me më shumë energji elektrike me zero ndotje të ambientit se sa me energji të prodhuar nga hidrokarburet. Rreth 18% vjen nga energjia bërthamore, 24% nga burimet e rinovueshme si era, solari dhe hidrocentralet”, shkruan Euronews.


Por, cilat vende po kryesojnë dhe po bëjnë më të mirën për energjinë e rinovueshme?

NORVEGJIA

Që nga vitet 1800 Norvegjia ka përdorur hidrocentralet. Tani, 98% e energjisë së saj prodhohet nga burimet e rinovueshme.

SUEDIA

Suedia është i vetmi vend i BE-së ku më shumë se 50% e energjisë vjen nga burimet e rinovueshme.

SHQIPËRIA

Edhe pse një vend joanëtar i Bashkimit Evropian, pozicioni i Shqipërisë në bregdetin adriatik e ka lejuar atë të ketë avantazhe në energjinë e rinovueshme.

Pothuajse 100% e energjisë së prodhuar në Shqipëri vjen nga burimet hidrike. Por, akademikët thonë se vendi përdor vetëm një të tretën e potencialit të saj për energjinë e pastër për shkak se vendndodhja e saj pranë brigjeve të detit siguron pozicionin ideal për të shfrytëzuar energjinë e erës dhe të mënjanojë varësinë nga importet.

DANIMARKA

Është liderja botërore e energjisë së erës. Ajo po ndërton aktualisht një park gjigant të energjisë eolike.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori