LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputeti Lada: Nëse miratohet paketa antishpifje, Shqipëria rrezikon presidencën e OSBE

Eurodeputeti Lada: Nëse miratohet paketa antishpifje, Shqipëria rrezikon presidencën e OSBE

Miratimi i paketës anti-shpifje do të vinte në rrezik presidencën e OSBE-së nga Shqipëria.

Ky është qëndrimi që mban David Lega, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, sa i përket planin të mazhorancës socialiste për të kaluar nesër në Kuvend këtë paketë.

“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur”, shprehet Lega.


Shqipëria do të marrë në vitin 2020 kryesimin e OSBE-së.

Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë paketën anti-shpifje me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon Qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

Debate mes mediave dhe qeverisë mbi "paketën antishpifje"
Lexo po ashtu Debate mes mediave dhe qeverisë mbi "paketën antishpifje"

Siç parashikohet në paketë, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje. Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Siguri
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Kalo në kategori