LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetët: Ivanovi e rrezikon perspektivën evropiane të Maqedonisë

Eurodeputetët: Ivanovi e rrezikon perspektivën evropiane të Maqedonisë

Nuk janë ndalur reagimet ndaj kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov rreth vendimit të tij që mos i jep mandat Zoran Zaevit për të krijuar qeverinë e re, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këtë herë janë pronocuar Eduard Kukan, Ivo Vajgl dhe Knut Fleckenstein të cilët kanë thënë njëzëri se Ivano ka rrezikuar perspektivën evropiane të Maqedonisë.


”Vendimi i fundit i Ivanov mund të ketë ndikim të dukshëm mbi perspektivat evropiane të shtetit në rrugëtimin për t’u afruar BE-së. Siç qëndrojnë punët, shumë lehtë mundet që Parlamenti Evropian që të anulojë votimin për Raportin e progresit për vitin 2016 për Maqedoninë” thuhet në reagimin e përbashkët të Eduard Kukan, Ivo Vajgl dhe Knut Fleckenstein. /Telegrafi/