LAJMI I FUNDIT:

EULEX reagon ndaj ish-prokurores Bamieh: Nuk e prezantoi asnjë provë të re

EULEX reagon ndaj ish-prokurores Bamieh: Nuk e prezantoi asnjë provë të re

Zyra e EULEX-it ka reaguar ndaj ish-prokurores së po këtij misioni, Maria Bamieh, e cila sot në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, hodhi akuza të ashpra në drejtim të gjyqtarëve të misionit.

Në reagimin e tyre thuhet se ish-prokurorja Bemieh ka përsëritur akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara.

Bamieh, sipas tyre, nuk ka prezantuar as edhe një provë të re.


Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion jep detajet e rasteve: Pas dyshimeve të mia dhe raportimit më kanë përjashtuar dhe keqtrajtuar 
Lexo po ashtu Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion jep detajet e rasteve: Pas dyshimeve të mia dhe raportimit më kanë përjashtuar dhe keqtrajtuar 

“Provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it në qendër të këtyre akuzave”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

Tutje, thuhet se rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë më 2018.

“Përveç kësaj, rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë në vitin 2018. Ajo kishte filluar një procedurë civile në Britaninë e Madhe në lidhje me çështjet e punësimit kundër punëdhënësit të saj (FCDO), Misionit dhe kolegëve të saj, disa prej të cilëve ajo i përmendi sot”.

“Në vitin 2015, një raport nga një ekspert ligjor i pavarur e shqyrtoi zbatimin e mandatit të EULEX-it me theks të posaçëm në trajtimin e këtyre akuzave. Ky raport është në dispozicion këtu:
https://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/150331_jacque-report_en.pdf. Si Misioni për sundimin e ligjit, ne besojmë në drejtësinë e ndarë nga institucionet e drejtësisë”, thuhet mes tjerash.

Maria Bamieh, ish-prokurore e misionit të EULEX-it, ka folur sot për dyshimet për korrupsion që ka sinjalizuar në këtë mision, për çka i ishte shkëputur edhe kontrata. Ajo tregoi se si kishte zbuluar dyshimet për korrupsionin në rastin e Ilir Tolajt, ish-ministër i Shëndetësisë dhe si kishte mësuar nga përgjimet se gjyqtari i EULEX-it, Francesco Florit, takohej me ndërmjetësuesit e Tolajt, kur ky gjendej në burg, për ta zhdukur rastin në këmbim të një pagese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori