EULEX monitoron sigurinë gjatë balotazhit në Kosovë

Ndërsa në Kosovë po zhvillohet raundi i balotazhit për kryetarë komunash, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ka njoftuar se njësitë e tij janë në terren për të monitoruar situatën e sigurisë.
Sipas shefit të Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, njësitë janë duke patrulluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
“Ndërsa Kosova mban zgjedhjet e balotazhit për kryetarë komunash, Njësitë e Policisë së Formuar Rezervë dhe Njësitë e Policisë së Formuar të EULEX-it janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar Barbano.
Ai shtoi se qëllimi i pranisë së EULEX-it është që “çdo votues me të drejtë vote të mund ta ushtrojë lirshëm të drejtën e tij demokratike”
Njësitë e EULEX-it po patrullojnë në zona të ndryshme të vendit, për të garantuar një proces zgjedhor të sigurt dhe të qetë. /Telegrafi/
As Kosovo holds its runoff mayoral elections, #EULEX Reserve Formed Police & Formed Police Units’ mobile patrols are on the ground, monitoring the security situation in coordination with @Kosovo_Police & @NATO_KFOR, so that every eligible voter can peacefully cast their ballot. pic.twitter.com/JS213SWDn1
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) November 9, 2025


















































