Një bazë e të dhënave për ta lehtësuar hetimin e krimeve të luftës dhe zhdukjeve me forcë është zhvilluar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës, pas disa viteve të bashkëpunimit intensiv. Kjo vegël u mundëson hetuesve që të organizojnë sasi të mëdha të dhënave, të hetojnë raste komplekse dhe të ndërlidhura të krimeve të luftës dhe t’i përgatisin ato me sukses për ndjekje penale.
Mungesa e një baze të dhënash për ruajtjen, digjitalizimin, lidhjen dhe analizimin e një sasie të madhe të informacionit të përfshirë në dosjet e rasteve që EULEX-i i ka dorëzuar Policisë së Kosovës në vitin 2018 pas përfundimit të mandatit ekzekutiv të misionit, u identifikua si një nga sfidat kryesore me të cilat u përball Policia e Kosovës pas përfundimit të procesit të pranim-dorëzimit.
Për ta adresuar këtë nevojë, ekspertët e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës punuan krah për krah dhe e ndërtuan një vegël të fuqishme hetimore që e mundëson trajtimin e rasteve komplekse në përputhje me nevojat e policisë dhe me kontekstin hetimor vendas.
“Baza e të dhënave ndihmon në ndërtimin e një rasti nga elementi kryesor i krimit, i cili mund të jetë një vend, një person ose një objekt. Ajo menaxhon një sasi të madhe të dhënash si deklaratat e dëshmitarëve, dëshmitë mjeko-ligjore dhe informacione të hollësishme mbi datat dhe vendet ku janë kryer krimet, si dhe ndihmon hetuesit t’i identifikojnë të dyshuarit dhe t’i lidhin ata me ngjarje të veçanta”, tha Roland Burgsteiner, analist i EULEX-it për krimet e luftës, i cili ka ndihmuar në zhvillimin e bazës të të dhënave.
Ai shtoi se baza e të dhënave është në përdorim të plotë dhe tashmë përfshin rreth 400 raste të krimeve të luftës, të cilat u skanuan dhe u futën në të pasi EULEX -i ia dorëzoi këto raste Policisë së Kosovës në vitin 2018.
“Ne e mirëpresim veçanërisht faktin që Njësia e Policisë së Kosovës për Krimet e Luftës ka hapur hetime për të gjitha rastet e personave të zhdukur. Shpresojmë që duke i lidhur rastet e personave të zhdukur me hetimet ekzistuese të krimeve të luftës, numri i grave, burrave dhe fëmijëve nga të gjitha komunitetet që nuk janë gjetur ende do të zvogëlohet më tej dhe të afërmit e tyre do të marrin drejtësi dhe dëmshpërblim”, shtoi ai.
Përgjatë gjithë këtij procesi, EULEX-i gjithashtu ka përgatitur kurse trajnimi të përshtatura për rreth 20 hetues të Policisë së Kosovës që kanë për qëllim ta ndihmojnë Njësinë e Hetimit të Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës në përmirësimin e kapaciteteve të saj në fushën e ndërtimit të rasteve, administrimit të rasteve dhe analizës së rasteve të krimeve të luftës.
Në dhjetor 2018, si rezultat i mandatit të rikonfiguruar të EULEX-it, ua dorëzoi dosjet e rasteve policore, prokuroriale dhe gjyqësore autoriteteve të Kosovës. Sot, EULEX-i e vlerëson funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë në aspektin e përputhshmërisë procedurale, ligjore dhe të drejtave të njeriut. Vlerësimi kryhet përmes monitorimit sistematik dhe tematik të rasteve të përzgjedhura penale dhe civile, përfshirë rastet e trajtuara më parë nga EULEX-i deri në qershor 2018 në kuadër të mandatit të të kaluar ekzekutiv të tij.
Për më tepër, ekspertët e EULEX-it vazhdojnë të punojnë së bashku me kolegët vendas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ta përcaktuar fatin e personave të zhdukur duke ofruar ekspertizë dhe këshilla në identifikimin e varreve të mundshme klandestine dhe zhvarrimin dhe identifikimin e personave të zhdukur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës