Shqiptarët kanë më tepër arsye për ta përcjellë edicionin e sivjetmë të Festivalit evropian të këngës, Eurovision, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë. Kjo për faktin se atje do të interpretojnë tre shqiptarë, të cilët do t’i përfaqësojnë tri shtete të ndryshme.
Shqipërinë këtë vit do ta përfaqësojë Eugent Bushpepa, i cili e fitoi edicionin 56-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Pas një nate ku performuan 14 artistë, juria vendosi që kënga fituese e festivalit të jetë “Mall”.
https://www.youtube.com/watch?v=DocjosVM5cU
Pas triumfit në Festivalin e Sanremos, Ermal Meta dhe bashkëpunëtori tij, Fabrizio Moro, janë caktuar automatikisht përfaqësues të Italisë në ‘Eurovision 2018′. Kënga “Non mi avete fatto niente” u shpall kënga më e mirë në festivalin më të madh italian në kategorinë e artistëve të mëdhenj, duke lënë prapa Lo Stato Sociale dhe Annalisa.

Ermal Meta ka lindur në Fier të Shqipërisë, ndërsa në moshën 13 vjeçare u vendos në Bari të Italisë me familjen e tij. Ai debutoi si kitarist për bendin “Ameba4”, me të cilin në vitin 2006 konkurroi në kategorinë e depërtuesve të rinj në Sanremo. Në vitin 2007, ai u bë këngëtari kryesor dhe kompozitori i grupit “La Fame di Camilla”, ndërsa pas shpërbërjes së këtij grupi (2013), e vazhdoi karrierën muzikore duke shkruar këngë për artistë të tjerë italianë
Menjëherë pas, vendosi ta ndiqte karrierën solo. Në vitin 2016, Ermali vazhdoi të ishte konkurrues në Festivalin Sanremo, kësaj radhe me këngën “Odio le favole”, e cila u rendit e treta në kategorinë e të rinjve. Ai i u kthye konkurrimit në festivalin ikonik italian në vitin 2017, në kategorinë e yjeve të mëdha me këngën “Vietato morire”, e cila zuri vendin e tretë dhe e fitoi çmimin e kritikës ‘Mia Martini’.
Në nëntor të vitit të kaluar, në ceremonie e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’, ai mposhti konkurrentët në garën për ‘Veprën më të mirë italiane’ duke dalë triumfues, ndërsa suksesi i tij kulmoi me triumfin e sivjetmë në Sanremo.
Në festivalin e sivjetmë evropian do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, e cila do ta përfaqësojë shtetin e Qipros.
https://www.instagram.com/p/BeqTBQQlImq
Ajo ka lindur në Fier të Shqipërisë, ndërsa emri i vërtetë i këngëtares është Entela Fureraj. Kur Eleni ishte e vogël, familja e saj u largua drejt Greqisë dhe ajo u rrit në Kallithea. Me muzikë nisi të merrej që e vogël duke mësuar kitarën, ndërsa më vonë ka punuar edhe në teatër për tre vite.
Krahas të qenit këngëtare, 30-vjeçarja është edhe aktore, valltare dhe dizajnere mode. Karrierën muzikore e nisi në vitin 2007 si anëtare e grupit të vajzave, “Mystique”, ndërsa dy vite më pas e vazhdoi karrierën solo. Pas marrëveshjes së arritur me ‘Universal Music Greece’, e lansoi albumin debutues (2010) që ishte shumë i suksesshëm në Greqi.
Më vonë nënshkroi me Minos EMI dhe lansoi dy albume, “Ti poniro mou zitas” (2012) dhe “Anemos agapis (2014). Në vitin 2015 nënshkroi me kompaninë Panik Records, ndërsa në vitin e kaluar e publikoi albumin e katërt “Vasilissa”. Në festivalin e sivjetmë evropian do ta përfaqësojë Qipron me këngën “Fuego”.
‘Eurovision 2018’ do të jetë edicioni i 63-të i Festivalit evropian të këngës, i cili për herë të parë do të mbahet në Portugali, pas triumfit të Salvador Sobral me këngën “Amar pelos dois” në garën e vitit të kaluar që u zhvillua në Kiev të Ukrainës.
Festivali do të zhvillohet në Altice Arena të Lisbonës dhe do të përbëhet nga dy gjysmëfinale, më 8 dhe 10 maj, dhe një finale më 12 maj 2018.
Tri koncertet e drejtpërdrejta do të drejtohen nga nikoqirët Filomena Cautela, Silvia Alberto, Daniela Ruah dhe Catarina Furtado.
Plot 43 vende do të konkurrojnë në edicionin e këtij viti duke e barazuar rekordin nga vitet 2008 dhe 2011. Rusia do të kthehet pas mungesës nga viti i kaluar, ndërsa për herë të parë asnjë vend nuk është tërhequr nga gara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës