Estto i ka bashkuar forcat me Çiljeta Xhilagën për të sjellë bashkëpunimin e ri muzikor, i cili pritet të vijë në një të ardhme të afërt.

Duetin e ka konfirmuar këngëtarja nga Shqipëria përmes një publikimi në rrjetet sociale, ndërsa atë e ka shpërndarë edhe këngëtari nga Kosova.


Në këtë projekt ka dorë edhe autori i hiteve të mëdha, BigBang, ashtu që suksesi është i pritshëm.

Çiljeta e ka publikuar në Instagram një fotografi nga studioja, ku shfaqet së bashku me producentin e shumë hiteve, Arbër Gjikolli dhe bashkëpunëtorin e saj, Ernest Zeka.

“Po vjen... Po vjen... Estto feat. Çili. BigBangBeats”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

estto (Foto: InstaStory/estto_)