Espanyol 0-4 Barcelona, notat e lojtarë: Notë maksimale për Messin

Barcelona ka fituar në udhëtim derbin katalunas ndaj Espanyolit me rezultat të thellë 4-0.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar serinë pozitive edhe ndaj rivalëve të urryer lokal duke fituar thellë dhe ngritur epërsinë ndaj ndjekësve.
Golat në këtë ndeshje për Blaugranët u shënuan nga Lionel Messi (17', 65'), Ousmane Dembele (26') dhe Luis Suarez (45').
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas, Messi, i cili pas dy golave nga gjuajtja e lirë dhe një asistimit u vlerësua me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin e vendasve, Sergi Darde, që u vlerësua me notë 5.8. /Telegrafi/ Espanyol:


















































