LAJMI I FUNDIT:

A është qumështi i sojës i mirë për bebet?

A është qumështi i sojës i mirë për bebet?

Është i ngjashëm me qumështin e lopës, por ka të meta dhe mos ia jepni fëmijëve para kësaj periudhe

Qumështi bimor është alternativë e mirë e qumështit të lopës dhe mund të jetë opsion i shkëlqyeshëm për të gjithë ata persona që kanë intolerancë ndaj laktozës.


Qumështi i sojës bëhet nga kokrrat e ziera të sojës dhe përmbajnë proteinë të sojës, fibra natyrale apo shtesa sheqeri, transmeton Telegrafi.

Përmbajtja nutritive mund të ndryshojë varësisht nga prodhuesi, mirëpo një gotë e qumështit të sojës prej 120 mililitrash përmban rreth 40 kalori, 3 deri në 4 gramë proteina, 2 gramë yndyra dhe gjysmë grami sheqer. Krahas kësaj, përmban edhe minerale siç janë kalciumi, hekuri dhe kaliumi.

A bën ta pinë bebet qumështin e sojës?

Bebet pa i mbushur një vit nuk do të duhej të pinin qumësht lope, qumësht soje apo çfarëdo qumështi tjetër, por të pinë vetëm qumështin e nënës apo formulat qumështore. Uji fëmijëve u jepet vetëm kur fillojnë të hanë ushqim të fortë.

Qumështi i lopës përmban shumë vitamina dhe minerale dhe bebja vështirë i tret, ndërsa shumë lloje qumështi bimorë nuk janë burim adekuat i materieve ushqyese për të cilat bebet kanë nevojë në fazën e hershme.

Nga viti i parë deri në vitin e pestë, mjekët sugjerojnë që fëmijët të pinë kryesisht qumësht lope dhe ujë. Mirëpo, qumështi i pasuruar i sojës është alternativë e pranueshme e qumështit të lopës.

Pra, nëse fëmija juaj pi qumësht soje para moshës 5 vjeç dhe pas ditëlindjes së parë, sigurohuni që ai të jetë i fortifikuar dhe i pa ëmbëlsuar. Fëmijët e moshës një deri në dy duhet të pinë dy deri në tre gota qumësht të plotë çdo ditë. Nëse fëmija juaj ka probleme shëndetësore si alergjia ndaj qumështit ose është intolerant ndaj laktozës, ose nëse familja juaj nuk ha produkte shtazore, qumështi i sojës i fortifikuar është një zëvendësues i përshtatshëm për qumështin e lopës.

GettyImages

Kur mund t’i jap fëmijës tim qumësht soje?

Nëse fëmija juaj ka alergji ose intolerancë ndaj qumështit, ose jeni duke e rritur si vegan, mund t’i jepni qumësht të pasuruar të sojës të rekomanduar nga pediatri, por pas ditëlindjes së parë. Megjithatë, nëse fëmija juaj nuk ka alergji dhe intoleranca dhe familja juaj ha produkte shtazore, atëherë është më mirë të shmangni qumështin me bazë bimore derisa të rritet.

Qumështi i sojës kundrejt qumështit të lopës

Përveç qumështit të caktuar të sojës të fortifikuar, ekspertët theksojnë se qumështi i lopës përmban më shumë lëndë ushqyese se qumështi i bimëve. Për shembull, një filxhan qumësht i plotë përmban 149 kalori dhe rreth 7 deri në 8 gram proteina, ndërsa qumështi i sojës përmban rreth 105 kalori dhe 6 gram proteina.

Qumështi i plotë gjithashtu përmban më shumë yndyrë dhe sheqer. Një filxhan qumësht lope përmban 8 gram yndyrë dhe 12 gram sheqer, ndërsa një filxhan qumësht soje përmban rreth 3,5 gram yndyrë dhe 9 gram sheqer.

Për sa i përket vitaminave dhe mineraleve, 1 filxhan qumësht i plotë përmban 276 miligramë kalcium dhe 322 miligramë kalium, ndërsa po aq qumësht soje përmban 300 miligramë kalcium dhe 298 miligramë kalium. /Telegrafi/