Ylli i "Baywatch", Pamela Anderson në një shfaqje televizive " Life Story" ka folur rreth marrëdhënies me presidentin rus, Vladimir Putin.

Aktorja pesëdhjetëvjeçare ka folur hapur rreth takimeve të parin e shtetit rus dhe ka zbuluar se çfarë i lidhë.


I pyetur nga Pierce Morgan nëse ka pasur ndonjëherë marrëdhënie seksuale me Putin? Anderson u përgjigj se në mes tyre nuk kishte asgjë, por që presidenti rus e kishte ftuar në inaugurimin e tij dhe i kishte dhuruar disa lule.

"Nuk pajtohem. Është e qartë se ne ndodhemi në të njëjtat vende në të njëjtën kohë", Pierce këmbënguli se aktorja duhet ta specifikojë marrëdhënien e tyre, Pamela sërish u përgjigj "Është e vërtetë se kam marrëdhënie të mira me Rusinë dhe kaq".

pamela julian main Anderson dhe Assange

Kontakti i parë me Putinin erdhi pas nëntë vjetësh, kur për herë të parë aktorja e kishte ftuar publikisht që të ndalonte gjuetinë e balenave.

Gjatë intervistës, ajo gjithashtu foli për marrëdhënien me themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.

"Ai është i burgosur, është e vështirë të lidhesh me dikë në këtë formë. E dua atë, mendoj se është i madh dhe më pëlqen koha që shpenzoi me atë", ka thënë aktorja.

Ndryshe, Andersonin e kemi parë disa herë në stadiumin Veledrome, ku i ndjek për së afërmi ndeshjet e të dashurit, futbollistit Adil Rami. /Telegrafi/

adil rami 2 Pamela dhe Adil