Thashethemet për një ndarje të mundshme mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës kanë mbetur në qendër të vëmendjes së mediave rozë gjatë ditëve të fundit.

Megjithatë, prezantuesja ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i dhënë fund spekulimeve.


Klea ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shihet me unazën e martesës, një detaj që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një mesazh të qartë për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre.

Foto: Instagram

Postimet e saj duket se kanë ardhur si një përgjigje e indirekt ndaj thashethemeve.

Çifti, i cili ka qenë gjithmonë aktiv në rrjetet sociale, ka zgjedhur shpesh të mos komentojë direkt për jetën private, duke lënë pas dore çdo spekulim.

Megjithatë, detajet e vogla në postime shpesh flasin më shumë se fjalët.

Klea dhe Elgit janë martuar para disa vitesh dhe kanë bashkë një djalë. /Telegrafi/