LAJMI I FUNDIT:

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

E shtuna ishte një ditë shumë e mirë për Barcelonën edhe pse ata nuk ishin fare në aksion. 

Barazimet e Real Madridit dhe Atletico Madridit do të thonë se blaugranasit mund të kalojnë në krye të La Ligas me një fitore eventuale ndaj Rayo Vallecanos të hënën. 

Hansi Flick foli për mundësinë që Barcelona të kalojë në krye të La Ligas në konferencën për shtyp para ndeshjes. 


Teksa gjermani ishte i kënaqur të shihte Real Madridin dhe Atleticon Madridin duke lëshuar pikë, ai e kupton se duhet të fokusohet vetëm tek ajo që duhet të bëjë ekipi i tij. 

“Po, isha i informuar sepse ata luajtën herët. Për mua, çfarë ka rëndësi janë ndeshjet tona. Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Është e rëndësishme të udhëheqim tabelën, por gjëja me e rëndësishme është fundi”. 

“Na ndihmon të besojmë në atë që është e jona, por fillimisht duhet të luajmë dhe të fitojmë. Ne duam të luajmë një ndeshje të mirë”, ka thënë Flick. 

Polemikat e mëdha u shkaktuan të shtunën pas kartonit të kuq që mori Jude Bellingham ndaj Osasunës. Për këtë çështje, Flick i doli në mbështetje gjyqtarit Jose Munuera Montero. 

Ka vetëm një mënyrë se si Bellingham mund t’i shpëtojë dënimit pas kartonit të kuq
Lexo po ashtu Ka vetëm një mënyrë se si Bellingham mund t’i shpëtojë dënimit pas kartonit të kuq

“Është mungesë respekti, por nuk duhet të vendos këtë situatë. I them lojtarëve të mi që të mos humbasin kohë ose energji duke biseduar me gjyqtarët”. 

“Vendimet tashmë janë marrë. Ka një lojtar në fushë që ka të drejtë të debatojë me gjyqtarin dhe ai është kapiteni”. 

“Më pëlqen me të vërtetë hendbolli dhe ne duhet të mësojmë më shumë për atë sport. Nuk është mirë për ekipin për të marrë një karton të kuq dhe ne nuk e duam këtë”, përfundoi gjermani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori