Seriali hit i Netflix, “La Casa de Papel” (i njohur ndryshe edhe si “Money Heist”) është kthyer për shikuesit me sezonin e tretë më 19 korrik.
Duke pasur parasysh se është një serial i mbushur me aksion – dhe disa nga faktet e historisë ndjehen sikur janë zhdukur drejtpërdrejt nga titujt – fansat e serialit po pyesin: a bazohet në një histori të vërtetë?
Pjesa e tretë e serialit ngërthen në vete këto personazhe: Alvaro Morte (Profesori / Salvador “Salva” Martin), Ursula Corbero (Tokio), Jaime Lorente Lopez (Denver), Alba Flores (Nairobi), Darko Periç (Helsinki), Itziar Ituno (Raquel / Lisbona) dhe Esther Acebo(Monika / Stokholm) – të cilët përgatiten të vjedhin Bankën e Spanjës në mënyrë që të shpëtojnë Rion (i luajtur nga aktori Miguel Herran) nga kapja e policisë. Në sezonin e dytë, grupi me sukses vodhi rreth një miliard euro nga Royal Mint në Spanjë gjatë një sulmi prej 11 ditësh – dhe ne morëm vesh jo vetëm se Pedro Alonso (Berlin) është vëllai më i vjetër i Profesorit, por që gjeniu prapa idesë së tij ishte babai i tyre.
Me një ton zhvillimesh të reja në punimet për një sezon të ri, është e natyrshme të pyesësh nëse historitë e vjedhjes, të cilat shpesh duken super reale, bazohen në ngjarje të vërteta. Përgjigja është e shkurtër? – Jo, por ka aspekte që tregojnë se marrin frymëzim nga historia.
Siç e kemi parë në sezonin e parë, grabitësit e maskojnë veten me maska që i ngjajnë portretit të artistit spanjoll Salvador Dali, të cilët në mënyrë perfekte kanë ‘imituar’ mustaqen e ekzagjeruar. Pse ai? E pra, pjesa më e madhe e punës së Dalit u krijua gjatë lëvizjes “Dada” të Cyrihut, e cila, sipas Tate, u zhvillua në fillim të shekullit të 20-të dhe ka të bëjë me refuzimin e shoqërisë moderne kapitaliste. Filozofitë e tij dhe ato të artistëve të ngjashëm përputhen me atë të hajdutëve qendrorë të “La Casa de Papel”. Në të vërtetë, përveç që dëshirojnë të pasurohen, ata në të vërtetë planifikojnë t’i kthejnë paratë njerëzve me punën e tyre.
Përveç kësaj, ne rregullisht dëgjojmë versionin e “Bella Ciao” të Manu Pila gjatë gjithë shfaqjes. Sipas Artit dhe Terrorit të Vladimir L. Marchenkov , është një këngë popullore italiane që u adoptua si himn i rezistencës antifashiste. Shikuesit patën mundësi të shohin Profesorin dhe Berlinin teksa interpretojnë atë këngë së bashku në sezonin e dytë të serialit.
“Është një këngë që ka qenë gjithmonë pjesë e fonogramit të jetës sime”, tha krijuesi i serialit, Alex Pina për Revistën NNS. “Një këngë që më kujton fëmijërinë dhe se e gjithë bota e di, një himn i rezistencës, për sa kohë që ka rezistencë, ka shpresë edhe nëse nuk ekziston ideja më e vogël nëse arrijnë të dalin nga atje”.
Duke marrë parasysh frazën e tretë të këngës e cila thotë “bashkohu me rezistencën”, ky është edhe një element tjetër i vërtetë që është futur në serial. Në fund të fundit, këto mesazhe të fshehura u tregojnë shikuesve se seriali nuk është thjesht për grabitjen e bankave, por edhe një histori rreth rezistencës.
Më poshtë gjeni 10 fakte që mund të mos i keni ditur rreth serialit “La Casa de Papel”:
• “La Casa De Papel” është një seri televizive spanjolle e krijuar nga Alex Pina.
• Ajo shtjellon temën e një sulmi të gjatë të përgatitur dhe të trajtuar për ditë të tëra në Mint Royal të Spanjës.
• “La Casa De Papel” debutoi në ekranet televizive më 2 maj 2017, me pjesën e parë që zhvillohet në nëntë episoda, deri më 27 qershor. Sezoni i dytë me gjashtë episode u transmetua midis 16 tetorit dhe 23 nëntorit.
• “Netflix” bleu të drejtat për transmetimin e serialit dhe shpërndau pjesën e parë nëpërmjet shërbimit të tyre të transmetimit në mbarë botën, duke filluar më 25 dhjetor 2017.
• Në vend që të mbante numrin origjinal të nëntë episodeve dhe kohëzgjatjen 70 minutëshe të secilës episod në sezon, “Netflix” vendosi që t’i ndajë episodet në trembëdhjetë episoda të ndryshme pa titull, secila prej të cilave ishte 41-55 minuta e gjatë.
• Më 18 prill 2018, “Netflix” ofroi mbështetje për sezonin e tretë të serialit, që u publikua në korrik të vitit 2019.
• Netflix njoftoi në raportin e saj të parë tremujor të vitit 2018 se “La Casa De Papel” ishte seriali më i shikuar në gjuhën jo-angleze ndonjëherë në shërbimin e tyre “streaming”.
• Seriali u xhirua në selinë qendrore të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve Spanjolle (CSIC).
• Kënga antifashiste italiane “Bella ciao” këndohet shumë herë gjatë gjithë serialit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"E urrejmë atë" - bëhet virale momenti kur aludohet se motra i jep Dianës mesazhin për Arionin
Motra e befason Dianën në spektakël - i kërkon të dalë nga Big Brother për shkak të gjendjes shëndetësore të babait
Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje
Reagon motra e Dianës: Nuk kam shkruar asgjë, jam e gatshme të dalë edhe para drejtësisë
Xheneta Fetahu eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
U largua nga Big Brother, por Xheneta kthehet sërish me biletë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian