LAJMI I FUNDIT:

A është kjo dëshmi se bukuria e femrës po pranohet me gjithë mangësitë e saj? (Foto)

A është kjo dëshmi se bukuria e femrës po pranohet me gjithë mangësitë e saj? (Foto)

Victoria’s Secret i ka publikuar imazhet e setit fotografik të Jasmine Tookes, e cila reklamon jelekët, ‘Fantasy Bra’, ndërsa fotografitë janë mahnitëse për tri arsye.

E para, Tookes është modelja e parë me ngjyrë që i reklamon këto jelekë pas një dekade. E dyta, ‘Fantasy Bra’ që ajo mban ka vlerën tre milionë euro, njofton Telegrafi.

Modelja që reklamon jelekët në vlerë tre milionë dollarë.
Modelja që reklamon jelekët në vlerë tre milionë dollarë.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, fotografitë kanë shumë pak efekt të ‘Photoshopit’ dhe modeles i vërehen shenja në trup që janë normale për shumicën e femrave, porse zakonisht editohen në fotografitë që arrijnë te publiku.

Këto shenja në trup janë normale për shumicën e femrave.
Këto shenja në trup janë normale për shumicën e femrave.
Erdhi koha! Ja ylli që do të shkëlqejë më shumë në sfilatën e Victoria's Secret
Lexo po ashtu Erdhi koha! Ja ylli që do të shkëlqejë më shumë në sfilatën e Victoria's Secret

Debati për përdorimin e tepruar të ‘Photoshopit’ vazhdon të jetë kundërthënës në botën e modës, por edhe në fushat tjera të botës së të famshmëve.

Ndërsa ky veprim i Victoria’s Secret, mund t’i japë një drejtim tjetër pranimit të bukurisë së femrës ashtu si është në realitet. /Telegrafi/