Aleatët e Amerikës në Evropë po debatojnë se si të përgatiten nëse ish-presidenti Donald Trump merr një tjetër mandat. Ky diskutim bëhet ndërsa Trump shënoi një fitore të thellë në zgjedhjet paraprake republikane në Iowa, duke çimentuar vendin e tij si kandidati kryesor aktual për të përballur me Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.
Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet paraprake në shtetin e Ajovas, shteti i parë që çeli garën brenda partive, për emërimin e kandidatit presidencial, duket se ishte një kambanë alarmi për aleatët evropianë të Amerikës.
I pyetur për mundësinë e rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai do të bashkëpunonte me këdo që zgjidhet në muajin nëntor.
“Ata ndajnë të njëjtat vlera si ne. Por është një demokraci që po kalon gjithashtu një krizë, prioriteti kryesor i së cilës është interesi i saj dhe së dyti, çështja kineze. Si evropianë, ne duhet të jemi të qartë për këtë. Kjo është arsyeja pse unë dua një Evropë më të fortë që mund të mbrohet dhe të mos varet nga të tjerët”, tha ai.
Presidentët Macron dhe Trump kishin një marrëdhënie të vështirë. Gjatë fushatës në shtetin e Iowa-s këtë muaj, ish-presidenti Trump vuri në lojë Macron duke imituar theksin francez të tij, ndërsa kujtonte diskutimet e tyre mbi tarifat tregtare.
Por shqetësimet e Evropës shkojnë përtej personalitetit të kandidatëve në SHBA. Ndërsa agresioni rus në Ukrainë vijon, Kievi ka nevojë urgjente për ndihmën ushtarake perëndimore.
Trump ka thënë se do të kërkonte një marrëveshje të menjëhershme paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë. Mbështetësit e tij republikanë në Kongres po bllokojnë rreth 50 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin. Aleatët e NATO-s janë të shqetësuar se ndihmat mund të ndalen plotësisht.
“SHBA-ja po paguan rreth gjysmën e shumës të ndihmave perëndimore. Por Uashingtoni ka një rol madhor, në mos më të madhin, kur bëhet fjalë për çështjet strategjike politike në Ukrainë. Pra humbja e SHBA-së në këtë aleancë, në kuptimin e të paturit të një presidenti që mund të jetë në të vërtetë kundër interesave të Ukrainës dhe interesave të Evropës, do të ishte një goditje e madhe”, thotë Fabrice Pothier, ish-drejtor për planifikimin e politikave të NATO-s.
Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit Evropian, Thierry Breton, tha këtë muaj se zoti Trump kishte deklaruar në vitin 2020 se “SHBA nuk do ta ndihmonte kurrë Evropën nëse sulmohej” dhe do të dilte nga NATO. Njerëz të afërt që punojnë me zotin Trump nuk i komentuan këto deklarata.
Ish-presidenti Trump shpesh kërkonte që aleatët e Amerikës në NATO të shpenzonin më shumë për mbrojtjen e tyre. Shumë evropianë duket se e kanë marrë seriozisht këtë mesazh.
“Ne kemi nevojë për një NATO më evropiane. Unë mendoj se amerikanët nuk do të na lënë të vetëm, por është gjithmonë e dobishme të jemi të përgatitur në situatën ku duhet të marrim më shumë përgjegjësi për mbrojtjen tonë. Dhe unë mendoj se amerikanët kanë të drejtë për këtë”, thotë Alexander Stubb, kandidat për president në Finlandë.
Evropa po investon më shumë në mbrojtje, duke përfshirë rritjen e prodhimit të municioneve dhe armëve për Ukrainën. Por zëvendësimi i rolit qendror që SHBA-ja ka marrë në Ukrainë nën Presidentin Biden do të kërkonte kohë, diçka që Kievi nuk e ka. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania