LAJMI I FUNDIT:

A është e mundur që Halle Berry t’i ketë 52 vjet?

A është e mundur që Halle Berry t’i ketë 52 vjet?

Sekreti themelor i saj është që ha për 24 orë në kuadër të dietës!

Duhet t’i hajë patjetër këta artikuj për ta mbajtur bukurinë dhe shëndetin në nivel lakmues, transmeton Telegrafi.


Është e njohur që Halle Berry është në keto-dietë dhe e promovon kurdo që i jepet rasti.

Qe se çfarë saktësisht ajo ha për 24 orë dhe sa mund duhet patjetër të bëjë për të qenë e bukur dhe e shëndetshme.

Në bazë të fotove të cilat Halle Berry i ndan me fansat e vet, duke promovuar të mirat e keto-dietës saktësisht dihet se duken racionet e saj në afatin prej vetëm një dite.

Qe se çfarë ajo duhet patjetër të hajë për të mbajtur bukurinë dhe shëndetin në nivel lakmues.

Kafjalli

Halle Berry për kafjall pi smoothie nga perimet dhe panxhari, mirëpo kur konsideron që i duhet ende të punojë në veten për t’u dukur siç dëshiron, thjesht e kapërcen kafjallin.

Dreka

Për këtë racion, Hally më së shpeshti përcaktohet për perime të përziera në kombinim me një vezë të zier fort.

Veç kësaj, në menynë e saj mund të gjendet edhe sallata nga peshku ton; mish i bluar viçi apo mish gjeldeti me djathë, tranguj dhe sallatë të gjelbër; bizele në salcë bolonjeze.

Të premten gjithmonë ka të njëjtin vakt dreke në të cilin bëjnë pjesë bifteku me sallatë perimesh që është e përbërë nga perimet e përziera, panxhari, speci dhe trangujt. /Telegrafi/