LAJMI I FUNDIT:

A është dikush i habitur? FIFA i vlerësoi sauditët si kandidatët më të mirë ndonjëherë për organizimin e Kupës së Botës

A është dikush i habitur? FIFA i vlerësoi sauditët si kandidatët më të mirë ndonjëherë për organizimin e Kupës së Botës

Më 11 dhjetor, Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) do të vendosë për organizatorët e Botërorit 2030 dhe 2034 dhe është e qartë si dita që mikpritëse e atij që do të mbahet pas dhjetë vitesh do të jetë Arabia Saudite.

Dhe ndërsa FIFA vendosi më herët që Kupa e Botës në vitin 2030 të mbahej në Spanjë, Portugali, Marok, Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai, Princi saudit Mohammed bin Salman “u sigurua” që vendi i tij të merrte organizimin e Kupës së Botës në vitin 2034 me njëqind për qind siguri.

Përkatësisht, duke pasur parasysh se Botërori i ardhshëm në vitin 2026 do të mbahet në Amerikën e Veriut (SHBA, Meksikë dhe Kanada), dhe katër vjet më vonë në Evropë, Afrikë dhe Amerikën e Jugut, ishte e qartë se Kupa e Botës në vitin 2034 do të mbahej në Azi ose Oqeani.


Arabia Saudite po përgatitet për Kampionatin Botëror, zbulohet projekti fitues për stadiumin kryesor
Lexo po ashtu Arabia Saudite po përgatitet për Kampionatin Botëror, zbulohet projekti fitues për stadiumin kryesor

FIFA mori gjithsej pesë kandidatura – njëra nga Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmari, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami, një tjetër nga Australia, Zelanda e Re dhe Indonezia, tjetra nga Kina, Hong Kongu dhe Macau, e katërta nga Kazakistani, Kirgistani dhe Uzbekistani, dhe Arabia Saudite e pavarur.

FIFA refuzoi të gjitha aplikimet përveç asaj saudite dhe menjëherë publiku botëror dyshoi se princi bin Salman kishte ndikuar në vendimin me para që vendi i tij të mbetej i vetmi kandidat.

Tashmë FIFA ka bërë të ditur pse e miratoi kandidaturën saudite dhe shpjegimi që ata dhanë sigurisht që do të shkaktojë reagime të reja në opinionin botëror.

Inspektimi i FIFA-s zbuloi se oferta e Arabisë Saudite ishte më e mira ndonjëherë, duke i dhënë asaj 419.8 nga 500 pikë të mundshme në një vlerësim që përfshin të gjitha aspektet e organizimit të ngjarjes më të madhe të futbollit në botë – nga infrastruktura te kapaciteti akomodues dhe sfidat logjistike.

Në këtë mënyrë, FIFA i dha legjitimitet vendimit të saj dhe u dërgoi një mesazh të qartë të gjithë atyre që dyshojnë në korrektësinë e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori