LAJMI I FUNDIT:

Është 90 vjeçe, por Joan Collins thotë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë

Është 90 vjeçe, por Joan Collins thotë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë

Ikona e Hollywoodit, Joan Collins, 90 vjeçe, këmbëngul se ajo kurrë nuk ka bërë ndërhyrje në fytyrë.

Collins u hap së fundmi për rutinën e bukurisë dhe zbuloi arsyen se përse kurrë nuk iu nënshtrua një ndërhyrjeje gjatë gjithë karrierës së gjatë në ekran për shkak të frikës nga gjilpërat.

“Nuk kam bërë asgjë”, tha ajo për The Guardian pasi mori një kompliment për lëkurën.


Foto: Getty Images

“Nuk mund të bëja asgjë. Para së gjithash, kam frikë nga gjilpërat. Ishte nëna ime që më tha të hidratoja dhe të përdorja kremin e natës”.

Të gjitha lajmet nga Joan Collins
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Joan Collins

Aktorja e “Dynasty” theksoi se qëndron larg diellit për të arritur shkëlqimin e saj rinor dhe pranon se këshillon vajzat e saj, Tara Newley, 59 vjeçe dhe Katyana Kass, 51 vjeçe, të bëjnë të njëjtën gjë.

Foto: Bettmann

Pavarësisht kësaj, Collins pranoi se kishte provuar Botox në një intervistë të vitit 2012 me revistën Glamour.

“E kisha bërë një herë në ballë dhe pata dhimbje si dreq”, tha ajo në atë kohë, duke pranuar se përvoja e shtyu atë të hiqte dorë përgjithmonë nga operacionet plastike.

Foto: Getty Images

“Dhe e vërteta është se unë gjithmonë jam kujdesur shumë mirë për lëkurën time, dhe gjithmonë, gjithmonë kam bërë grim”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Foto: Getty Images