LAJMI I FUNDIT:

ESHS: Çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoni nuk kanë ndryshuar

ESHS: Çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoni nuk kanë ndryshuar

Çmimet e shërbimeve hotelierike në shtator të këtij viti, krahasuar me një muaj më parë, nuk janë ndryshuar, por krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, janë rritur për 0.4%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Krahasuar me grupe të shërbimeve, rritje është shënuar në grupin e pijeve alkoolike, për 0.2%, pijeve joalkoolike, për 0.2% dhe në fletjet, për 0.1%, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistika (ESHS)


Indeksi kumulues i çmimeve të këtyre shërbimeve për periudhën janar-shtator, 2016, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 0.4%, ndërkaq në krahasim me vitin 2015, është rritur për 0.2%./Telegrafi/