Ermonela Jaho po vjen në Gjakovë me një dedikim të veçantë

Një ngjarje e madhe kulturore pritet të ndodhë në Gjakovë më 15 nëntor, ku sopranoja e famshme shqiptare me renome botërore, Ermonela Jaho, do të ngjitet në skenë me një shfaqje të veçantë dhe premierë.
E njohur si “sopranoja numër 1 në botë” dhe fituese e çmimeve më prestigjioze të muzikës lirike, Jaho do të performojë së bashku me Orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Tiranës, duke sjellë në Gjakovë një program të përgatitur me kujdes prej muajsh.

Ky koncert vjen në kuadër të edicionit të dytë të festivalit “Ditët e Nëntorit”, i cili organizohet nga Fondacioni për Gjakovën, dhe përbën një ndër kulmet e kalendarit kulturor të këtij viti në qytet.
Të gjithë të hyrat nga biletat do të përdoren për promovimin dhe zhvillimin e kulturës në Gjakovë.
Biletat mund t’i siguroni këtu: Kliko për bileta.


















































