LAJMI I FUNDIT:

Ermal Fejzullahu: Babai më ka ndihmuar shumë në fillimet e karrierës

Ermal Fejzullahu: Babai më ka ndihmuar shumë në fillimet e karrierës

“Sing My Song” kësaj radhe iu kushtua këngëtarit Ermal Fejzullahu duke shpalosur të gjitha tregimet se si erdhi deri në këtë sukses të madh, Ermali tani ka 20 vjet karrierë dhe për këto vite ka punuar shumë, ka prodhuar shumë këngë dhe ka arritur që shumë këngë të tij të bëhen super hite dhe të bëhen pjesë e çdo liste muzikore, gjithashtu në çdo bashkëpunim duet ku është Ermali ka pasur shumë sukses ajo këngë.

Ermali tregoi se gjatë gjithë karrierës nuk ka qenë gjithçka e bukur e mirë e lehtë, ka pasur vështirësi, sfida, stres, gjëra të pakëndshme por edhe shumë gjëra të mira por mbi të gjitha tregoi se ka punuar shumë për të arritur këtë sukses, gjithashtu tregoi që edhe babai i tij, Sabri Fejzullahu, i ka ndihmuar shumë në fillimet e karrierës.

Gjithashtu Ermali dha një mesazh shumë domethënës, duke cekur që pavarësisht famës dhe anës financiare, mbi të gjitha mbizotëron thjeshtësia, korrektësia dashuria në familje dhe rrethin dhe e gjithë kjo pastaj manifestohet edhe me punën suksesin.


Mysafirët e këtij emisioni për t’i kënduar këngët e Ermalit ishin Burak Vehabi, Rina Ramadani, Elira Shala, Albina Kelmendi të cilët kënduan këngët e Ermalit në versionin e tyre por që e emocionuan shumë Ermalin dhe i falënderoi të gjithë që ishin prezent në këtë spektakël biografik të tij.

Ermali në fund të spektakli këndoi këngët super hitet e tij dhe dhuroi spektakël të vërtetë.

“Sing My Song” vazhdoi të transmetohet në ekranin e Klan Kosova çdo të diele në ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori