LAJMI I FUNDIT:

Erion Veliaj tregon arsyen se pse nuk u takua me Albin Kurtin në Tiranë

Erion Veliaj tregon arsyen se pse nuk u takua me Albin Kurtin në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka treguar se pse nuk e takoi kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit vizitoi Tiranën javën që shkoi, në vizitën e tij të parë që pas marrjes së detyrës.

Veliaj tha se takimi nuk mundi të realizohej, për shkak të agjendës së ngjeshur të kryeministrit dhe agjendës së vetë kryebashkiakut, i cili atë ditë kishte shumë aktivitete të parashikuara për 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet.


“Ishte një takim i parë kortezie. Ne kishim 100-vjetorin e Tiranës, me një ngarkesë të jashtëzakonshme, kurse ai pati disa takime, ku disa nuk përfunduan në orar, kështu që ndodhi për mospërputhje agjendash”, tha Veliaj në News24.

Por, Veliaj siguroi se takimi do të zhvillohet në një moment tjetër.

“Jam i sigurt se do kemi një mundësi tjetër. Ajo që mendoj është që për një takim të parë kortezie, ndoshta i organizuar pak me ngut, janë gjëra që falen, kështu që nuk ka asnjë hatërmbetje”, tha Veliaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori