Mbrojtësi i ri i Barcelonës, Eric Garcia ka zgjedhur katër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave te klubi nga Camp Nou, apo nga një lojtarë në secilën pozitë.

Garcia është akademi e Barcelonës, por për shumë vite ishte pjesë e Manchester Cityt, derisa u rikthye këtë verë si lojtar i lirë.


Ai, sikurse edhe çdo lojtar i ri i Barcelonës duhet të bëjë një intervistë me mediumin zyrtar të klubit.

Në atë intervistë, Garcias i është kërkuar të zgjedh katër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave te Barcelona.

Befasia më e madhe e mbrojtësit spanjoll është lënia jashtë liste yllit apo legjendës së klubit, Lionel Messi.

Në portë, Garcia zgjodhi Victor Valdesin, në mbrojtje Carles Puyolin, në mesfushë Xavin, ndërsa në sulm Ronaldinhon. /Telegrafi/

eric garcia 1

telegrafi sport app