LAJMI I FUNDIT:

Erërat e fuqishme rrëzojnë drunjtë në Prishtinë

Erërat e fuqishme rrëzojnë drunjtë në Prishtinë

Era e fuqishme dhe shiu i rrëmbyeshëm që ka përfshirë disa rajone të Kosovës ka shkaktuar edhe dëme.

Në Prishtinë janë rrëzuar disa drunj në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë stacionit policor.


Bie kulmi i një ndërtese në Prishtinë si pasojë e motit të ligë
Lexo po ashtu Bie kulmi i një ndërtese në Prishtinë si pasojë e motit të ligë

Vendi është rrethuar me shirita, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Drunj si pasojë e motit të ligë janë rrëzuar edhe në rrugën “Agim Ramadani”.

Shi i rrëmbyeshëm dhe erë e fuqishme në disa qytete të Kosovës
Lexo po ashtu Shi i rrëmbyeshëm dhe erë e fuqishme në disa qytete të Kosovës

E në Çagllavicë janë dëmtuar shtyllat e ndriçimit publik.

Mot i ngjashëm si në Prishtinë po mban edhe në disa qytete tjera si: Gjakovë, Rahovec e Ferizaj. /Telegrafi/