Stuhia e fortë që goditi kryeqytetin kroat, Zagrebin këtë mëngjes shkaktoi probleme edhe në pjesën perëndimore të qytetit.

Një video nga Çrnomerc, e cila tregon momentin kur era e fortë ngriti dhe mori një pjesë metalike të çatisë ose mbulesës së një strehë.


Pjesa e marrë nga era pothuajse goditi një këmbësor, i cili u fsheh pas një automobili, shkruan index.hr.

Kryetari i Zagrebit, Tomislav Tomasheviq, tha se shpejtësia e erës kishte tejkaluar 100 kilometra në orë, dhe mëngjesin e sotëm në Çrnomerc kishte arritur edhe 120 kilometra në orë.

Ai gjithashtu përmendi stuhinë e vitit 2023, kur goditja më e fuqishme e regjistruar e erës në Zagreb ishte 115 kilometra në orë.

Ndryshe, disa vende të Ballkanit këto ditë janë përfshirë nga moti i ligët, i shoqëruar me erëra të forta. /Telegrafi/