LAJMI I FUNDIT:

Erë e fuqishme në Shkup, Bashkia e Shkupit me apel për qytetarët: Mos dilni jashtë

Erë e fuqishme në Shkup, Bashkia e Shkupit me apel për qytetarët: Mos dilni jashtë

Në Shkup sonte fryn një erë e fuqishme me rreth 70 kilometra në orë. Në pjesë të qytetit, ka edhe çati dhe drunj të shkulur që pengojnë komunikacionin.

Bashkia e Shkupit në faqen zyrtare në ‘Facebook’ i paralajmëron qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk kanë nevojë dhe të shmangin shëtitjet nëpër rrugica dhe të mos parkojnë veturat nën drunjtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Autoritetet e Bashkisë së Shkupit janë të gatshme për pastrimin e borës, ndërsa ‘Parqet dhe gjelbërimet’ tashmë janë në terren dhe i heqin degët dhe drunjtë nëpër rrugë”, shprehen nga Bashkia e Shkupit.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftuan se sonte do të ketë ndryshim të motit me reshje të shiut dhe borës por edhe me ulje të temperaturave.

Era e fuqishme dhe moti i keq la disa pjesë të Shkupit pa rrymë. Disa banorë të lagjeve Vlae dhe Hrom po ankohen se kanë mbetur pa energji elektrike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori