Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e konsideron Shqipërinë partneren më të rëndësishme në Ballkan.
Gjatë një shkrimi të publikuar në median turke AND, në prag të vizitës që do të zhvillojë në Shqipëri, kreu i shtetit turk nënvizon se Shqipëria përbën qendrën e perspektivës së marrëdhënieve miqësore që Turqia do të ndërtojë në gjithë rajonin e Ballkanit.
“Gjatë dy dekadave të fundit Turqia ka bërë çmos për të nxitur marrëdhënie më të ngushta dhe miqësore me vendet e Ballkanit. Shqipëria është qendra e kësaj perspektive. Turqia e sheh Shqipërinë si mike dhe si një aleat natyror. Turqia beson se rritja e mirëqenies dhe stabilitetit në Shqipëri do t’i shërbejë paqes dhe qetësisë në të gjithë rajonin”.
Më tej ai thekson se një impuls pozitiv në rritjen e bashkëpunimi mes dy vendeve dha vizita e kryeministrit Rama në Janarin e vitit të shkuar.
“Marrëveshjet e nënshkruara gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Turqi në 6 janar 2021 kanë qenë një pikënisje e re dhe historike. Si rezultat i kësaj vizite, midis Turqisë dhe Shqipërisë u nënshkrua Deklarata e Përbashkët Politike për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, e cila ka qenë në rendin e ditës prej vitesh, dhe marrëdhëniet mes dy vendeve u ngritën në nivelin e partneritetit strategjik”.
Ndërsa evidenton nivelet e shkëmbimeve tregtare, por edhe bashkëpunimet në fushën e shëndetësisë, presidenti turk nënvizon se ka ende potencial që ato të zhvillohen më tej.
“Aktualisht, vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Turqisë dhe Shqipërisë është rreth 700 milionë dollarë. Synimi ynë kryesor është ta zgjerojmë këtë vëllim në rreth 1 miliard dollarë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke marrë parasysh të gjitha këto, mund të them se marrëdhëniet miqësore midis Turqisë dhe Shqipërisë janë në periudhën e tyre më produktive në fushën politike, ekonomike dhe sociale. Duke pasur parasysh se Turqia është partneri strategjik më i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon dhe më gjerë, ekzistojnë potenciale të shumta që të dy vendet të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre”.
Presidenti turk mbërrin të hënën Shqipërinë, ku do të marrë pjesë edhe në përurimin 524 apartamenteve të reja të ndërtuara në Kurbin me kontribut të qeverisë turke.
Axhenda e tij do të vazhdojë me një takim me kryeministrin Edi Rama e cila do të pasohet me nënshkrimin e 7 marrëveshjeve të tjera të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ata pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për mediat, ndërsa rreth orës 17:00, presidenti turk pritet t’i drejtohet edhe Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë