LAJMI I FUNDIT:

Erdogan thotë se Turqia është në bisedime me SHBA-në për shitjen e avionëve luftarakë F-16

Erdogan thotë se Turqia është në bisedime me SHBA-në për shitjen e avionëve luftarakë F-16

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan thotë se Shtetet e Bashkuara propozuan shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi në këmbim të investimit të saj në programin F-35, nga i cili Ankaraja u hoq pasi bleu sisteme të mbrojtjes raketore nga Rusia.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, duke folur me gazetarët të dielën para se të nisej për një udhëtim në Afrikë, Erdogan tha se Turqia dëshiron një kthim për investimin e saj në programin F-35 dhe se bisedimet për këtë çështje janë duke vazhduar.


“Ekziston pagesa prej 1.4 miliard dollarë që kemi bërë për F-35 dhe SHBA kishte një propozim të tillë në këmbim të këtyre pagesave”, ka thënë Erdogan.

“Dhe në lidhje me këtë, ne thamë që të ndërmarrim çfarëdo hapi që nevojitet për t’u ndërmarrë për të përmbushur nevojat mbrojtëse të vendit tonë”.

“Ne po punojmë për të zhvilluar më tej flotën tonë nga modernizimi i F-16 në zotërimin tonë deri tek blerjet e reja shtesë F-16”, tha udhëheqësi turk.

Ankaraja kishte porositur më shumë se 100 avionë F-35, të prodhuar nga Lockheed Martin Corp, por SHBA e hoqi Turqinë nga programi në vitin 2019 pasi bleu sistemet ruse të mbrojtjes raketore S-400.

Partneriteti dhjetëvjeçar midis aleatëve të NATO-s ka kaluar në trazira të pashembullta në pesë vitet e fundit për mosmarrëveshjet mbi politikën rreth Sirisë, lidhjet më të ngushta të Ankarasë me Moskën, ambiciet e saj detare në Mesdheun lindor, akuzat e SHBA-së kundër një banke shtetërore turke dhe të dhënat e Turqisë për të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori