Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, drejtoi gishtin kah Shtetet e Bashkuara për luhatjet e fundit të lirës, duke e karakterizuar rënien e monedhës kundrejt dollarit amerikan si “përpjekje për vrasje ekonomike”.
“Jemi përballur me një sulm të neveritshëm mbi ekonominë turke, pasi disa vendime negative të administratës amerikane për vendin tonë janë përdorur si justifikim”, tha Erdogan të premten, në një fjalim para anëtarëve të Partisë së tij për Zhvillim dhe Drejtësi.
Lira ka rënë në nivele rekord në muajin gusht, pasi Uashingtoni u ka vënë sanksione disa zyrtarëve turq për mbajtjen në burg të një pastori amerikan, nën akuzat për terrorizëm.
“Rritja e menjëhershme e kursit të këmbimit në 7, në muajin gusht, është dëshmi e një përpjekjeje për vrasje ekonomike”, tha Erdogan, raporton Rel.
Pastori amerikan, Andrew Brunson, është aktualisht nën arrest shtëpiak në qytetin Izmir të Turqisë.
Erdogan po ashtu kritikoi Bankën Qendrore të Turqisë, duke thënë se po humb durimin me normat e larta të interesit.
Të enjten, Banka Qendrore rriti normën e saj bazë nga 17.75% në 24% – një rritje që i tejkaloi pritjet e tregut.
Ekonomistët thonë se rritja e normës së interesit në Turqi është thelbësore përballë inflacionit gati 18% dhe humbjes së vlerës së lirës gati 40% kundrejt dollarit amerikan, vetëm deri në këtë periudhë të vitit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre