LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: SHBA-të i kanë 120 orë që të largojnë luftëtarët kurdë, përndryshe rifillojnë sulmet turke mbi YPG-në

Erdogan: SHBA-të i kanë 120 orë që të largojnë luftëtarët kurdë, përndryshe rifillojnë sulmet turke mbi YPG-në

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i kanë vetëm 120 orë që të largojnë forcat kurde të YPG-së nga “zona e sigurisë”, përndryshe sulmet ushtarake turke përgjatë vijës kufitare me Sirinë do të vazhdojnë.

Ai gjithashtu bëri të ditur se dy milionë refugjatë nga Siria që janë të vendosur në Turqi pas luftës brutale civile, do të mund të riktheheshin në këtë zonë kufitare në momentin që largohen forcat kurde të YPG-së, transmeton Telegrafi.

SHBA tërhoqi ushtrinë, Erdogan filloi aksionin ushtarak, pastaj mori një letër kërcënuese nga Trump - krejt çfarë ndodhi deri te marrëveshja e armëpushimit në Siri
Lexo po ashtu SHBA tërhoqi ushtrinë, Erdogan filloi aksionin ushtarak, pastaj mori një letër kërcënuese nga Trump - krejt çfarë ndodhi deri te marrëveshja e armëpushimit në Siri

Erdogan është i bindur se kurdët i kanë liruar nga burgu i një kampi në Siri mbi 750 luftëtarë të ISIS, në momentin që filloi operacioni ushtarak turk në verilindje të Siri.

Këto vijnë si kundërpërgjigje ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, i cili e ka përshkruar operacionin ushtarak të Turqisë si “pushtim” duke shtuar se Ankaraja do të fajësohet nëse organizata terroriste ISIS ringjallet në këtë rajon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori