LAJMI I FUNDIT:

SHBA tërhoqi ushtrinë, Erdogan filloi aksionin ushtarak, pastaj mori një letër kërcënuese nga Trump – krejt çfarë ndodhi deri te marrëveshja e armëpushimit në Siri

SHBA tërhoqi ushtrinë, Erdogan filloi aksionin ushtarak, pastaj mori një letër kërcënuese nga Trump – krejt çfarë ndodhi deri te marrëveshja e armëpushimit në Siri

Pas tërheqjes së trupave amerikane përgjatë vijës kufitare mes Sirisë dhe Turqisë, ishin forcat kurde të YPG-së që u stacionuan aty duke bërë kështu që autoritetet turke të alarmuan dhe presidenti i këtij vendi kërkoi që të fillojë ofensiva kundër pastrimit të këtij terreni, që ndryshe njihet si “zona e sigurisë”, duke i lejuar kështu refugjatët të rikthehen në vatrat e tyre.

Por, tërheqja e trupave amerikane nga Siria me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, nga shumë analistë është parë si “dritë e gjelbër” për Ankaranë zyrtare që të fillojë një operacion ushtarak, që disa ditë më vonë edhe ndodhi dhe që u quajt “Burimi i Paqes”, transmeton Telegrafi.


Pas takimit mes presidentit turk Erdogan dhe zëvendëspresidentit amerikan Pence, arrihet marrëveshja e armëpushimit në Siri
Lexo po ashtu Pas takimit mes presidentit turk Erdogan dhe zëvendëspresidentit amerikan Pence, arrihet marrëveshja e armëpushimit në Siri

Mirëpo situata ndryshoi kur Washingtoni disa ditë më pas i kërkoi Turqisë që të ndërpret operacionin ushtarak, ku në anën tjetër Ankaraja refuzonte ta bënte një gjë të tillë, duke pretenduar se duhet pastruar terreni dhe të zmbrapsen forcat kurde të YPG-së që ky vend e konsideron si organizatë terroriste.

Por, pas rritjes së presionit amerikan dhe vizitës zyrtare të zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence dhe Sekretari Mike Pompeo në Ankara, filloi një takim mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në përpjekje për të arritur një marrëveshje për armëpushim, ku pas katër orëve bisedime edhe ndodhi.

Letrën në të cilën Trump i tha “Mos u bëj budalla!”, Erdogani e hodhi në "koshin për mbeturina"
Lexo po ashtu Letrën në të cilën Trump i tha “Mos u bëj budalla!”, Erdogani e hodhi në "koshin për mbeturina"

Në anën tjetër gjatë ditës së sotme është publikuar një letër e presidentit Trump dërguar homologut të tij turk, ku ndër tjera i referohet me fjalën “mos u bëj budalla”, gjë që ka zgjuar reagime të ashpra. E mediat ndërkombëtare kanë raportuar se presidenti Erdogan këtë letër më pas e ka hedhur në koshin e plehrave.

Megjithatë, duket se kjo situatë e pakëndshme u tejkalua kur zëvendëspresidenti amerikan Pence pas takimit me Erdoganin, doli para gazetarëve duke thënë se është arritur një marrëveshje armëpushimi në verilindje të Sirisë, që do t’i jepte kohë të mjaftueshme forcave kurde të tërhiqen nga “zona e sigurisë” dhe të rikthehen refugjatët.

Publikohet letra ku Donald Trump i shkruan Erdoganit: “Mos u bëj budalla!”
Lexo po ashtu Publikohet letra ku Donald Trump i shkruan Erdoganit: “Mos u bëj budalla!”

Kjo marrëveshje armëpushimi e arritur mes SHBA-ve dhe Turqisë do të zgjat për 120 orë, ku trupat amerikane do të ndihmojnë në tërheqjen e trupave kurde nga kjo vijë kufitare  mes Turqisë dhe Sirisë.

E pas këtij lajmi të mirë që e quajti presidenti amerikan, Pence deklaroi para gazetarëve se Trump është zotuar se do t’ia heq sanksionet Turqisë dhe nuk do t’i vë sanksionet e reja të paralajmëruara ditë më parë, nëse respekton armëpushimin.

Pence dhe Erdogan arrijnë marrëveshje armëpushimi në Siri, Trump premton heqjen e sanksioneve për Turqinë
Lexo po ashtu Pence dhe Erdogan arrijnë marrëveshje armëpushimi në Siri, Trump premton heqjen e sanksioneve për Turqinë

Në anën tjetër Trump, përmes një postimi të bërë në Twitter ka falënderuar presidentin turk për vendimin e marrë duke shkruar se me këtë veprim janë shpëtuar miliona jetë njerëzish. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori