LAJMI I FUNDIT:

Erdogan pret në takim kryeparlamentaren shqiptare, Lindita Nikolla

Erdogan pret në takim kryeparlamentaren shqiptare, Lindita Nikolla

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim në Ankara kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, transmeton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se takimi u mbajt me dyer të mbyllura në kompleksin presidencial dhe zgjati pothuajse një orë.


I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Sentop.