LAJMI I FUNDIT:

Erdogan paralajmëron projektligjin për kontrollimin e medieve sociale ose edhe mbylljen e tyre

Erdogan paralajmëron projektligjin për kontrollimin e medieve sociale ose edhe mbylljen e tyre

Turqia do të përgatisë një projekt-ligj për të kontrolluar platformat e mediave sociale ose për t’i mbyllur ato, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se familja e tij ishte fyer në internet.

Ministri i Financave, Berat Albayrak, dhëndri i Erdoganit, njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Twitter se kishte lindur fëmija i tij i katërt.


Gruaja e Albayrak, Esra ishte fyer nga disa përdorues, të cilët u arrestuan më vonë, tha ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Presidenti Erdogan njoftoi se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të paraqesë një projekt-ligj për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale, duke shtuar se një rritje e “akteve imorale” viteve të fundit është pasojë e mungesës së rregullave.

“Këto platforma nuk i përshtaten këtij kombi. Ne duam t’i mbyllim, t’i kontrollojmë ato duke sjellë një projekt-ligj në parlament sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Ai tha se kompanitë e mediave sociale do të detyroheshin të emëronin përfaqësues në Turqi, për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore, për të cilat ai tha se aktualisht janë injoruar.

Në muajin qershor, Turqia kritikoi ashpër kompaninë Twitter për pezullimin e më shumë se 7,000 llogarive që mbështesnin presidentin Erdogan, duke thënë se kompania po njollos qeverinë dhe po përpiqet të ridizajnonte politikën turke. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori